KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Manifesta 14” e Prishtinës në top-dhjetëshen e ekspozitave evropiane të “Friezes”
Kulturë

“Manifesta 14” e Prishtinës në top-dhjetëshen e ekspozitave evropiane të “Friezes”

Kosova News
Kosova News 10:40 -07/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Njëra prej platformave kryesore në botë për artin bashkëkohor, “Frieze” e Londrës, e ka renditur edicionin e sivjetmë të “Manifestas” në Prishtinë në mesin e top-10 ekspozitat më të mira evropiane për vitin 2022. Në listën e dhjetëshes të revistës me të njëjtin emër, gjenden prej kthimit triumfues të Cyprien Galliard në Paris e deri në debutimin e Bruno Zhu në Barcelonë, si dhe përzgjedhjes së një sërë muzesh të njohur evropianë si “Kunstmuseum Basel & Gropius Bau” në Bazel të Zvicrës, galeria “Cordova” në Barcelonë të Spanjës, galeria “Nordenhake” në Stockholm të Suedisë, “PinchukArtCentre” në Kiev të Ukrainës e të tjera. “Manifesta 14” që u mbajt prej 22 korrikut deri më 30 tetor në kryeqytet renditet e katërta, përderisa në ballinë të artikullit është imazhi i kukullave të famshme të artistit të Kosovës, Dardan Zhegrova, ekspozuar në 100-ditëshin e “Manifestas”. Bëhet fjalë për “personazhet” e veprës së tij “Your enthusiasm to tell a story”.

Në përmbledhjen e shkurtër për “Manifesta 14”, revista e platforma “Frieze” bën të ditur se si ajo i kishte intervistuar disa artistë të Ballkanit Perëndimor ende pa u bërë të ditura disa gjëra.

“Përpara edicionit të 14-të të ‘Manifestas’, i cili u mbajt këtë verë në Prishtinë, ‘Frieze’ mblodhi një grup artistësh e autorësh nga Ballkani Perëndimor për të diskutuar mbi përfitimet dhe kurthet e mundshme të organizimit të Bienales nomade në Kosovë. Disa pjesëmarrës, përfshirë Šejla Kamerić, shpresuan që në qendër të vëmendjes të jenë artistët rajonalë. Dëshira e saj u realizua kur u zbulua se më shumë se gjysma e artistëve ekspozues ishin nga rajoni”, thuhet në artikullin e “Frizes”

Ndërkaq te përzgjedhja e ekspozitave të hapura në kuadër të “Manifestas”, ajo është ndalur shkurtimisht në veprat e dy artistëve: Artan Hajrullahu nga Kosova dhe Selma Selmani nga Bosnjë-Hercegovina.

“Pikat kryesore të ‘Manifestas’ përfshinin vizatimet ‘provokuese’ dhe ‘të çuditshme’ të formatit të vogël, të punuara me ngjyra lapsi nga artisti kosovar Artan Hajrullahu, si dhe Selma Selman, një artiste e lindur në Bosnjë-Hercegovinë, e cila ka origjinë rome. ‘Mercedes Matrixi’ (2019) i Selmanit ‘pasqyron artisten dhe familjen e saj, të cilët merren me grumbullimin e hekurishteve, duke shkatërruar një ‘Mercedes Benz’ në një përpjekje për të ‘zbërthyer dhe shkatërruar imazhin stereotip të romëve’”, ka përfunduar “Frieze”.

“Frieze” është platforma kryesore në botë për artin modern dhe bashkëkohor, dedikuar artistëve, galerive, koleksionistëve dhe artdashësve. U themelua në vitin 1991 nga Amanda Sharp, Matthew Slotover dhe Tom Gidley me lansimin e revistës “Frieze”, revistë kryesore e artit dhe kulturës bashkëkohore. Më pas, në vitin 2003, Sharp dhe Slotover themeluan “Frieze London”, një nga panairet më me ndikim të artit bashkëkohor në botë, i cili zhvillohet çdo tetor në “The Regent’s Park”, Londër.

“Frieze” përfshin tri botime, revistën “Frieze”, revistën “Frieze Masters” dhe “Frieze Week”; katër panaire ndërkombëtare të artit, Frieze London, Frieze LA, Frieze New York, Frieze Seoul dhe Frieze Masters; Cork Street Nr.9, një hapësirë e përhershme galerie në zemër të Londrës, bisedime dhe samite të rregullta të udhëhequra nga redaktorët e “Frieze” dhe frieze.com – burimi përfundimtar për artin dhe kulturën bashkëkohore.

Gjithashtu lexoni:

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore

Kurti: “Hasi Jehon”, një urë që na lidh përmes zërit të folklorit shqiptar

Teatri i Pogradecit sjell në Prizren komedinë e zezë “Vetmi në Perëndim” të Martin McDonagh

Çeku: Jemi të përkushtuar të modernizojmë infrastrukturën kulturore

Kurti priti ekipin organizativ të festivalit PITF

Kosova News 07/12/2022 07/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Atalanta mposht Romën dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve
23:10 -12/05/2025
Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës
22:55 -12/05/2025
Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë
22:52 -12/05/2025
BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit
22:23 -12/05/2025
Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?