Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot pret në takim ndihmës administratoren e USAID-it, Erin E. McKee.
Takimi mes tyre sipas një njoftimi për medie pritet të ndodhë në ora 12:00.
Takimi do të mbahet në kabinetin e Presidentes.
Në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Ndihmës Administratorja, Erin E. McKee do të deklarohen për media.
Ndihmës Administratorja e USAID-it, Erin E. McKee po qëndron për vizitë në Kosovë.
Në kuadër të kësaj vizite që ka nisur më 3 dhjetor, McKee është takuar me akterë të ndryshëm duke përfshirë përfaqësues të Qeverisë, shoqërisë civile, sektorit privat, bartës të rinj të ndryshimeve etj.


