KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Murati: Me ligj të ri bëhet verifikimi sepse listat e veteranëve janë të fryra
Ekonomi

Murati: Me ligj të ri bëhet verifikimi sepse listat e veteranëve janë të fryra

Kosova News
Kosova News 19:42 -04/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të fryra, prandaj ka theksuar që me ligjin e ri do të bëhet një verifikim.
“Këta numra të cilët figurojnë që nuk janë numra të saktë, me fjalë të tjera është fryrë numri”, tha Murati derisa ka prezantuar buxhetin për vitin e ardhshëm në Komunën e Gjakovës.
Për Muratin, ligji aktual ka mundësuar që të rritet kaq shumë numri i veteranëve.“Si qeveri ne kemi bërë një dizajn të hapave se çka duhet të bëhet, pra kemi kërkuar që me një ligj të ri të bëhet një verifikim i cili na mundëson që ketë një trajtim të dinjitetshëm dhe një ri-kategorizim”.
“Nuk mund të ketë barazim për gjithë ato kategori siç e parasheh ligji aktual, i cili ka mundësuar që të rritet numri kaq shumë”, shtoi ai.
Ai ka potencuar se “dikush mund t’i këtë kushtet e mira e dikush nuk ka kulm mbi kokë”, derisa ka shtuar se “synimi ynë është të ofrohet mbështetje e nevojshme që të ketë një jetë të dinjitetshme secili që ka dhënë kontribut në këtë vend”.
Murati ka treguar se si qeveri kanë bërë disa hapa që të vijnë në një gjuhë të përbashkët me shoqatat e dala nga lufta dhe subjektet opozitare.
“Deri më tani ka një distancë në atë se ku duam të arrijmë pasi në të kaluarën mënyra se si janë dizajnuar ligjet dhe mënyra se si kanë shkuar proceset, po besoj që e dini gjithë që nuk ka shkuar gjithçka siç është dashtë”.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën plenare të 14 qershorit, kanë votuar në parim Ligjin për pagën minimale.
Gjatë muajit qershor organizatat e OVL të UÇK-së patën protestuar para Kuvendit për të shprehur pakënaqësinë e tyre me miratimin në lexim të parë të ligjit që e përjashton kategorinë e tyre nga rritja e pagës minimale.
Një veteran i luftës aktualisht paguhet 170 euro. Sipas projektligjit të cilin e votuan shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës paga minimale do të jetë 264 euro ndërsa aktualisht është 130 dhe 170 euro.

Gjithashtu lexoni:

Vazhdon kriza institucionale: Kurti thotë se lëvizi pozicionet, ish-opozita e quan farsë dhe teatër politik

AKB ngre alarmin: 600 biznese nga Kosova u zhvendosën në Shqipëri vetëm gjatë vitit 2024

Kurti: Është obligim i të gjithë deputetëve të funksionalizojnë Kuvendin, opozita s’i pranoi dy opsionet tona

Kurti: PDK dhe LDK po e keqinterpretojnë aktgjykimin, askund s’thuhet se votimi i fshehtë është antikushtetues

Faton Peci: Propozova pako të marrëveshjes politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Kosova News 04/12/2022 04/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Gazetari Valon Syla në mbajtje 48-orëshe, dyshohet për dhunë në familje
00:26 -29/06/2025
Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore
23:46 -28/06/2025
Irani ia luan Izraelit, shfaq në ekran Zyrtarin e lartë të cilin e kishte shpallur të vdekur pas sulmeve Izraelite
23:30 -28/06/2025
Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO
22:41 -28/06/2025
Zyrtare: Prishtina njofton largimin e Dion Gallapenit – karrierën do ta vazhdojë në Evropë
22:17 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?