KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas specializimit në biokimi, mjekët refuzojnë të punojnë nëpër QKMF
Shëndetësi

Pas specializimit në biokimi, mjekët refuzojnë të punojnë nëpër QKMF

Kosova News
Kosova News 21:06 -03/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Të gjitha analizat e qytetarëve që kryhen në spital dhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri, për tash e pesë muaj po realizohen pa specialistë të biokimisë dhe me teknikë laborantë. Mungesë të specialistëve të biokimisë kanë raportuar edhe në disa komuna të tjera. E krejt kjo, sipas përfaqësuesve të QKMF-ve, po ndodh ngaqë mjekët, pas specializimit në fushën e biokimisë, e synojnë punësimin në Qendrën Klinike dhe Universitare në Prishtinë.

Të gjitha analizat laboratorike në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri që nga qershori janë kryer pa specialist të biokimisë, kanë konfirmuar nga kjo qendër, pas ngritjes së shqetësimeve nga qytetarët.

Drejtoresha Naile Xhaka ka pranuar se gjatë periudhës pesëmujore të këtij viti, 25 analiza janë kryer vetëm me teknikë të laboratorit dhe se kjo ka ndodhur shkaku që gjatë kësaj periudhe, shefi i diagnostikës ka qenë në arrest shtëpiak, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Për të njëjtën arsye ishin suspenduar edhe dy teknikë laboratorikë. E për shkak të kërkesave të shumta për analiza ditore, Xhaka ka bërë të ditur se i kanë kthyer në punë, si kryeshefin, ashtu edhe teknikët e suspenduar.

“Prej atëherë ne kemi marrë vendim për suspendim në punë dhe në momentin që këta i kemi suspenduar për 6 muaj, me Udhëzim Administrativ duhet t’i kthejmë në punë brenda 6 muajve, ose duhet t’ua shkëpusim kontratën. Dhe ne, sipas mungesës së personelit që u paraqit në njësinë e laboratorit, kemi marrë vendim që këta t’i kthejmë në punë më 1 dhjetor, për shkak të mungesës së personelit”, ka thënë ajo.

Mungesë të specialistit të biokimisë ka edhe Spitali i Vushtrrisë, që ndodhet pranë QKMF-së. Në këtë spital kanë bërë të ditur se dy konkurset e hapura për këtë pozitë kanë dështuar, në mungesë të kandidatëve.

“Sa i përket interesimit tuaj, ju njoftojmë se në spitalin ‘Sheikh Zayed’ në Vushtrri, edhe përkundër që kemi shpallur konkurs publik dy herë radhazi për specialist të biokimisë, nuk ka pasur asnjë kandidat. Aktualisht kemi 5 teknikë laborantë prej muajit shtator. Kryhen analiza për pacientët e hospitalizuar, sipas nevojës, si dhe kryhen për rastet emergjente. Ndërsa, sa i përket shpalljes për konkurs publik, javën tjetër do të rishpallet prapë dhe shpresojmë se do të kemi kandidatë”, thuhet në përgjigjen e spitalit.

KOHA ka mësuar se me mungesë të specialistëve të biokimisë po përballen edhe komunat e Kaçanikut, Mitrovicës dhe të Dragashit.

Sali Malsiu, drejtori i Shëndetësisë në Kaçanik, ka theksuar se mjekët, pas specializimit, refuzojnë që të punojnë nëpër QKMF.

“Në vitin 2010 është dërguar në specializim në biokimi një mjeke nga Komuna për nevojat e QKMF-së. Ajo, pas përfundimit të specializimit, ka punuar te ne deri në vitin 2016 e pastaj është punësuar në QKUK në Prishtinë. Kurse të gjitha analizat e parapara për QKMF-në kryhen nga teknikët laborantë të mjekësisë. Problemi është se secili që po e kryen specializimin, nuk po dëshiron të punojë në QKMF!”, ka thënë Malsiu.

Lidhur me mungesën e specialistëve të biokimisë klinike nëpër spitale e QKMF,  në përgjigjen e shkurtër, nga kjo instancë, kanë insistuar që sqarimet të kërkohen në institucione të tjera.

“Lidhur me pyetje tuaja, luteni që ta kontaktoni Odën e Mjekëve të Kosovës, pasi që OMK-ja e bën licencimin e mjekëve. Ndërsa, sa i përket mungesës se specialistëve të biokimisë në institucionet shëndetësore, luteni që ta kontaktoni SHSKUK-në”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Por as në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar, që i ka nën menaxhim spitalet rajonale, nuk ka dhënë përgjigje rreth çështjes.

“Klinika e Biokimisë Mjekësore në QKUK i ka të punësuar, së bashku me mua, 25 specialistë të biokimisë klinike. Për momentin, në punë së bashku me mua janë të kyçur 23 veta, meqë 2 veta janë në pushim pa pagesë – njëra për shkaqe shëndetësore, kurse tjetri për shkak të edukimit të vazhdueshëm në ShBA. Nga Klinika e Biokimisë Mjekësore deri më tani kanë shkuar në sektorin privat dy veta”, ka thënë Shemsi Veseli nga Klinika e Biokimisë Mjekësore në QKUK.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 03/12/2022 03/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?