Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me të dërguarin e kryeministrit britanez për Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers.
Bashkë me të, diskutoi mbi energjinë, edukimin, sigurinë, tregtitnë TIK, reciklimin, si dhe mundësitë për thëllimin e bashkëpunimit në këto drejtime.
“Miqësia jonë me Britaninë e Bashkuar është e shenjtë!” u shpreh kryetari Rama.
Ky është njoftimi i plotë i Ramës:
Miqësia jonë me Britaninë e Bashkuar është e shenjtë!
Isha shumë i lumtur të takohem me të dërguarin e Kryeministrit të Britanisë së Madhe për tregti në Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers së bashku me deputetët Judith Blake – Baroness Blake of Leeds dhe Mathew Offord.
Bashkë diskutuam për sektorin e energjisë, edukimit, sigurisë, tregtisë, TIK, reciklimit, dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në këto drejtime.
