KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Specialisti i Mjekësisë Emergjente thotë se ishte pothuajse i pamundur shpëtimi i foshnjës së nënës së vrarë
Siguri

Specialisti i Mjekësisë Emergjente thotë se ishte pothuajse i pamundur shpëtimi i foshnjës së nënës së vrarë

Kosova News
Kosova News 19:06 -02/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Specialisti i Mjekësisë Emergjente në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, Lulzim Hoti, ka sqaruar nga aspekti i mjekut emergjent se a do të mund të shpëtohej foshnja në barkun e nënës, e cila u vra para dy ditësh në oborrin e QKUK-së pranë Klinikës së Gjinekologjisë.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shpëtimi në këto raste është pothuajse i pamundur edhe në spitalet më të avancuara, dhe se nëse nëna vdesë në rrugë si ka ndodhur në rastin e fundit, është plotësisht e pamundur.

“Ai ka thënë se menjëherë pas traumës vdekjeprurëse fillon triada e vdekjes që si pasojë e plagosjes fillon humbja e sasisë së madhe të gjakut e kjo nënkupton më pak gjak në qarkullim që fillimisht tentohet të kompensohet me rrahje më të shpejta të zemrës por që shumë shpejt ky mekanizëm shpenzohet pasi bie dukshëm sasia e gjakut në qarkullim e kjo nënkupton që më pak oksigjen dhe materie ushqyese dërgohet nëpër trup e sidomos organet më të rëndësishme siç janë truri, mushkëritë, veshkët e të tjerat me radhë e kjo dërgon në dështimin e këtyre organeve dhe dështimi i tyre. D.m.th. dështon organizmi dhe si pasojë kemi arrestin kardiopulmonar (sepse arresti nuk ndodh vetëm si pasojë e sulmit në zemër)  dhe rrjedhimisht vdekjen e pacientës traumatike”, ka shkruar ai.

Hoti ka thënë se “para së të ndodhin këto dështime pra foshnja veç fillon të vuaj në momentet e para dhe koha është shumë kritike, andaj gjasat janë më të mëdha nëse intervenimi fillon jo më shumë se 4-5 minuta pas konfirmimit të vdekjes se nënës. Prandaj shpëtimi i foshnjës në këto raste është pothuaj i pamundur edhe në spitalet më të avancuara dhe nëse nëna vdes në rrugë si ka ndodhur në rastin e fundit është plotësisht e pamundur”.

Postimi i plotë i specialisti të mjekësisë emergjente, Lulzim Hoti:

“Është folur këto ditë lidhur me atë nëse foshnja ka mundur dhe nësë është dashur që të shpëtohet pasi është vrarë nëna shtatëzënë.

Do shkruaj pak më gjatë por po mundohem të jap sqarim nga aspekti i mjekut emergjent

– Fillimisht për të bërë një intervenim duhet salla operative e jo në rrugë, pra nëna shtatzënë është dashur të dërgohet super urgjentisht në sallë të operacionit.

– Poashtu duhet të përcaktohet nësë nëna është tashmë e vdekur dhe nuk ka gjasa të reanimimit kardiopulmonar pastaj të vazhdohet me operacionin sekcio-cezarian emergjent që të shpëtohet foshnja, intevenim ky që mund të bëhet edhe në sallat e Emergjencës nga specialisti i Emergjencës nësë ndodh që nëna konfirmohet që ka vdekur dhe nuk mund të reanimohet, dhe të thirren urgjentisht gjinekologu dhe neonatologu përderisa operacioni vazhdon

Por që kjo të ketë sukses (jo gjithmonë) operacioni duhet të kryhet dhe foshnja të nxjerret nga mitra e nënës jo më vonë se 4-5 minuta sepse foshnja fillon të vuaj qysh në momentet e para të traumës e jo kur nëna është tashmë e vdekur pasiqë tek nëna fillimisht janë mekanizmat kompenzator që mundohen të shpëtojnë atë dhe tek pasi këta mekanizma të shpenzohen atëherë kemi arrestin kardiopulmonar si pasojë e traumës dhe vdekjen e saj.

Pse?!

Sepse memjëherë pas traumës vdekjeprurëse fillon triada e vdekjes që si pasojë e plagosjes fillon humbja e sasisë së madhe të gjakut e kjo nënkupton më pak gjak në qarkullim që fillimisht tentohet të kompenzohet me rrahje më të shpejta të zemrës por që shumë shpejt ky mekanizëm shpenzohet pasi bie dukshëm sasia e gjakut në qarkullim e kjo nënkupton që më pak oksigjen dhe materie ushqyese dërgohet nëpër trup e sidomos organet më të rëndësishme siq janë truri, mushkëritë, veshkët e të tjerat me radhë e kjo dërgon në dështimin e këtyre organeve dhe dështimi i tyre d.m.th. dështon organizmi dhe si pasojë kemi arrestin kardiopulmonar (sepse arresti nuk ndodh vetëm si pasojë e sulmit në zemër)  dhe rrjedhimisht vdekjen e pacientës traumatike.

Por para së të ndodhin këto dështime pra foshnja veç fillon të vuaj në momentet e para dhe koha është shumë kritike, andaj gjasat janë më të mëdha nëse intervenimi fillon jo më shumë se 4-5 minuta pas konfirmimit të vdekjes se nënës

Prandaj shpëtimi i foshnjës në këto raste është pothuaj i pamundur edhe në spitalet më të avancuara dhe nësë nëna vdes në rrugë si ka ndodhur në rastin e fundit është plotësisht e pamundur.

Prandaj iu lutem të gjithëve sidomos gazetarëve dhe fytyrave publike  mos u ngutni të folni me emocione për diçka që nuk iu përket dhe nuk keni aspak njohuri para se të merrni informacionin e duhur 

Shpresoj që të kem dhënë sadopak dritë në këtë dilemë”(sic.), ka shkruar Hoti. 

Gjithashtu lexoni:

Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike

Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela

Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi

Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë

Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror

Kosova News 02/12/2022 02/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

APK-ja përmbyll “Javën e agjencisë”, Haxhiu: Lufta kundër korrupsionit është betejë e përhershme
11:32 -17/07/2026
Policia kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës
11:03 -17/07/2026
Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, Prokuroria nis hetimet
10:32 -17/07/2026
Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike
09:53 -17/07/2026
Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër
09:43 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?