Qindra protestues po e vazhdojnë protestën në drejtim të Qeverisë, në protestën e nisur pas vrasjes së 35-vjeçares, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë.
Gajtë kësaj proteste, Policia e Kosovës ka arrestuar Aktivistja Neri Ferizi.
Ndërkohë sipas fotografive të publikuara në rrjete sociale, duket se protestuesit ia kanë dhënë flakën objektit të qeverisë.
Në protestën e nisur në sheshin “Zahir Pajaziti”, u panë qindra qytetarë me thirrjet, “Vrasjet e grave janë vrasje të paralajmëruara”, “Drejtësi, jo poezi”, “Kryeministër, armiku është patriarkati”, “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave”.
Protesta u thirr nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.




