KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca: Sa më afër që janë Kosova e Shqipëria, aq më lehtë mbrohen interesat e kombit
Politikë

Konjufca: Sa më afër që janë Kosova e Shqipëria, aq më lehtë mbrohen interesat e kombit

Kosova News
Kosova News 10:55 -27/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në mbledhjen e përbashkët të kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi se sa më afër që janë këto dy vende, aq më lehtë do të jetë të mbrohen interesat e kombit.

Sot për herë të parë, Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, do të mbajnë mbledhjen e përbashkët, me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

 “Sa më afër njëra-tjetrës Shqipëria me Kosovën, aq më lehtë do të jetë për t’i mbrojtur interesat jetike të kombit tonë. Ne do të mund të shënojmë arritje të radhës si komb vetëm nëse e kombinojmë, mençurinë e Ukshin Hotit, atdhedashurinë e Adem Demaçit, maturinë e Fehmi Aganit, përgatitjen e Gazmend Zajmit dhe mendjeprehtësinë e Arbën Xhaferit”, deklaroi ai.

Konjufca potencoi se mendimi politik i figurave është i vlefshëm për rrethanat e reja të shekullit XXI.

Sipas tij, 28 Nëntori i mban ëndrrat kolektive por edhe aspiratat e përbashkëta, mundin dhe përpjekjen e gjatë për liri si dhe dashurinë e madhe për kombin tonë.

“Kjo ditë e ka krejt simbolikën e vet të nevojshme, për të na mbajtur gjallë emocionet më të thella, krenarinë më të lartë, gatishmërinë më të vendosur dhe kujtimet tona më të çmuara”.

Ai përmendi faktin që Serbia vazhdon të luftoj shtetin e Kosovës si nga brenda edhe jashtë, dhe se synimi i saj është destabilizimi i Kosovës.

“Bota sot është me pasigurt se dje për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. I vetmi shtet në Evropë që mbetet i lidhur me Rusinë është Serbia. Ajo na lufton nga brenda e jashtë pa zgjedhur mjete, dhe synimi i vetëm i saj është destabilizimi i Kosovës. Sa më afër njëra tjetrës Shqipëria-Kosova aq më lehtë do ti mbrojmë interesat jetike të kombit tonë”, ka thënë Konjufca.

Konjufca përmendi edhe heroin kombëtar Adem Jashari, dhe shumë figura tjera politike e historike që dhanë jetën për Pavarësinë e Kosovës.

“Lufta e lavdishme çlirimtare e popullit tonë e largoi okupatorin serb nga Kosova dhe i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë”, tha Konjufca.

Pjesë e shkëputur nga fjalimi:

28 Nëntori mban në zemër ëndrrat tona kolektive dhe dashurinë e madhe për kombin. Kjo ditë ka simbolikën e vet për të mbajtur gjallë emocionet, krenarinë, gatishmërinë tonë.

28 Nëntori është i Shqipërisë aq sa është i Kosovës.

Kur ishim të shtypur e jetonim nën terrorin jugosllav, popullin tonë e mbajti gjallë dashuria për tokën, kombin re gjuhën shqipe.

Rruga ishte e gjatë dhe aspak e lehtë.

Dy ngjarje kanë qenë të rëndësishme, ardhja e demokracisë në Shqipëri dhe çlirimi i Kosovës pak vite më vonë.

Ne shqiptarëve historia na ka mësuar se aq sa duhet të festojmë duhet të reflektojmë. Bota sot është më pak e sigurt se dje si fakt i luftës në Ukrainë. I vetmi shtet i lidhur me Rusinë është Serbia, na lufton nga brenda e jashtë. Sa më afër njëra tjetrës Shqipëria e Kosova aq më lehtë mund të mbrojmë interesat e kombit tonë.

Rrnoftë dita e flamurit. Rrnoftë kombi shqiptar.

Kryekuvendarja shqiptare, Lindita Nikolla: Një komb, një qëndrim – Kufijtë t’i shndërrojmë në informalë

Gjithashtu lexoni:

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it

Kosova News 27/11/2022 27/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?