Në shënim të 110-vjetorit të pavarësisë Shqipërisë, sot në Tiranë mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
E diela e 27 nëntorit i bënë bashkë, nga ora 10:00, kuvendarët nga Kosova e Shqipëria në Parlamentin shqiptar në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë.
Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
Fjalë rasti aty do të kenë edhe dy shefat qeveritar nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.