KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: S’mund të ketë tolerancë më për gjykatës e prokurorë neglizhues
Politikë

Osmani: S’mund të ketë tolerancë më për gjykatës e prokurorë neglizhues

Kosova News
Kosova News 20:33 -25/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Thirrjet po bëhen për asnjë më shumë, ndërkohë që sot një grua vdiq pas vrasjes makabre nga i dyshuari, bashkëshorti i saj. Në hapjen e fushatës globale të 16 ditëve të aktivizimit, e gjeti Kosovën me edhe një viktimë të dhunës.

Presidentja e vendit ka deklaruar se nuk duhet të ketë më tolerime për dhunuesit, e as për gjyqtarët e prokurorët.

Fjalimi i saj, ministres së Drejtësisë dhe Avokatit të Popullit nisën me ngushëllimet për familjet e thirrje për drejtësi nga ana e autoriteteve.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se rasti i fundit i vrasjes së një gruaje mëngjesin e sotëm, ka tronditur shoqërinë se fenomeni i dhunës mbi baza gjinore mbetet prezencë në familje.

“Sot të gjithë pranuam edhe një lajm të kobshëm në mëngjesin e hershëm një burrë vrau gruan në mënyrën më makabre duke na alarmuar të gjithëve që fenomeni i dhunës në baza gjinore mbetët jashtëzakonisht prezent në shoqërinë tonë. Në këto çaste ne ndajmë dhimbjen dhe shprehim ngushëllimet me të sinqerta për jetën e humbur të bashkëqytetares sonë”, ka thënë ajo.

Madje, Osmani e ka quajtur pandemi dhunën mbi baza gjinore, ku tha se kjo mbetet një prej shkeljeve më flagrante të të drejtave të njeriut.

“Nuk mund të ketë tolerancë më për gjykatës e prokurorë neglizhues sepse përballë krimit nuk mund të ketë kompromis e as rrethana lehtësuese, nuk mund të ketë mirëkuptim për dhunuesit sepse për dhunë mirëkuptim nuk ka. Nuk do të pranojmë më argumente për mungesë kapacitetesh sepse përballë një emergjence nacionale siç është dhuna në baza gjinore duhet luftuar me çdo resurs e çdo kapacitet që e kemi në dispozicion”, ka shtuar Osmani.

Më tej, në hapjen e fushatës globale, presidentja Osmani tha se luftimi i dhunës mbi baza gjinore do të jetë në krye të agjendës së këshillit për demokraci dhe të drejta të njeriut pranë zyrës së saj.

Ajo u ka bërë thirrje të gjitha viktimave që të raportojnë rastet e dhunës, por për këtë ka thënë se institucionet duhet t’u ofrojnë atyre siguri.

Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar drejtësi për rastin e vrasjes së gruas nga Prishtina.

“Nuk mund të vazhdoj fjalën time pa shprehur ngushëllimet e mija për familjen e gruas së vrarë sot në Prishtinën. Është një grua e vrarë nga bashkëshorti, edhe një rast që na tronditi të gjithëve, kjo na bën që secili prej nesh në rolet dhe përgjegjësitë që kemi të vazhdojmë punën edhe më shumë, edhe më fort që raste të tilla ë mos dëgjojmë kurrë më, as edhe një më shumë. Ndërsa prej këtu kërkojmë drejtësi edhe për gruan e vrarë sot në Prishtinë sikurse për të gjitha viktimat e tjera”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja Haxhiu ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të veprojnë në ndjekjen e rasteve të dhunës.

“Kundër dhunës ndaj grave duhet të jemi të gjithë njëzëri, nuk mund të lejojmë dhunën para syve tanë, nuk mund të lejojmë të shkelën të drejtat e vajzave dhe grave dhe të rrezikohet drejtësia. Institucionet ekzistojnë për qytetarët dhe janë garantues të funksionimit të një shoqërie të civilizuar. Institucionet e drejtësisë ndonëse fatkeqësisht nuk i kemi sonte këtu kanë rol esencial në jetën qytetare dhe duhet të veprojnë duke adresuar secilin rast dhe atë me seriozitet të plotë. Derisa ta bëjmë këtë do të vazhdojmë të flasim pa mbarim dhe zëshëm me qëllim te ndërgjegjësimit të gjithmbarshëm qytetar për të dënuar dhe kundërshtuar dhunën ndaj tjetrit dhe jo vetëm në kuadër të kësaj kampanje”, ka thënë Haxhiu.

Pasditen e së premtes, Haxhiu ka thënë se në rast se institucionet nuk veprojnë, shteti dështon së ofruari mbrojtje për viktimat.

Avokati i Popullit u ka bërë thirrje autoriteteve që të zbardhin sa më parë detajet e vrasjes së gruas nga Prishtina.

“Në këtë vit ndodhën shumë raste dhunë ndaj vajzave dhe grave, shqetësuese ka qenë numri i madh i rasteve të dhunimeve seksuale të vajzave dhe atyre të mitura. Gratë dhe vajzat në Kosovë po ballafaqohen me dhunë në baza gjinore, kjo rrit përgjegjësinë institucionale për të ndryshuar këtë realitet të gjithë ne kemi përgjegjësi me vepruar në këtë gjendje të rëndë , të gjithë pa dallim. Ky tubim dhe ato që do të mbahen në ditët në vijim duhet ë ndikojnë që shoqëria dhe institucionet të reflektojnë dhe reagojnë kundër diskriminimit dhe dhunës ndaj gruas”, ka përfunduar Naim Qelaj.

Fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, do të përfundojë me 10 dhjetor.

Gjithashtu lexoni:

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it

Kosova News 25/11/2022 25/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?