KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për vete i regjistruan veturat me RKS, serbët në Graçanicë protestojnë në përkrahje të atyre që e kundërshtojnë një gjë të tillë
Politikë

Për vete i regjistruan veturat me RKS, serbët në Graçanicë protestojnë në përkrahje të atyre që e kundërshtojnë një gjë të tillë

Kosova News
Kosova News 17:25 -23/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Graçanicë afër Prishtinës është mbajtur një tubim protestues, siç është thënë “për të përkrahur pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës dhe për të shpallur publikisht se nuk ka ndarje mes serbëve nga veriu dhe jugu”.

Kryetarja e Komunës, Ljiljana Shubariq ka thënë se serbët në jug mbështesin bashkatdhetarët e tyre në veri dhe braktisjen e tyre nga institucionet e Kosovës dhe shtoi se “nëse dhuna politike vazhdon, ata e dinë se çfarë të bëjnë”.

Megjithatë, ajo nuk ka specifikuar se për çfarë lloj dhune politike e kishte fjalën, as çfarë hapash do të ndërmarrin serbët në jug, përcjell Telegrafi.

Në anën tjetër, shumë të mbledhur në protestë, me të cilët ekipi i Radios Evropa e Lirë ka tentuar të bisedojë, kanë deklaruar se nuk mund të thonë asgjë sepse as vetë nuk e dinë pse janë aty.

Siç vë në pah mediumi në fjalë, këta janë kryesisht punëtorë të institucioneve serbe në Kosovë, dhe shpesh e kanë “obligimin e punës” të protestojnë për shkak të situatës politike ose të mbështesin Listën Serbe.

Ndërsa siç shkruan mediumi në gjuhën serbe “radiokim.net”, kur njëmbëdhjetë vjet më parë iu kërkua të riregjistrojnë veturat e tyre nga targat serbe fillimisht në KS dhe më pas në targa RKS, serbët nga kjo pjesë e Kosovës nuk protestuan.

Megjithatë, sot ata dolën në një tubim në mbështetje të serbëve në veri, të cilët e kundërshtojnë pikërisht këtë.

Po ashtu, një protestë e grave ishte caktuar për 23 nëntor në Mitrovicën e Veriut.

Lista Serbe në fillim të nëntorit u tërhoq nga institucionet në veri, të njëjtën gjë bënë edhe punonjësit e Policisë dhe të drejtësisë.

Për kthim, ata kërkojnë që Qeveria e Kosovës të pezullojë vendimin për targat me shenjat e qyteteve të Kosovës të lëshuar nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron të paligjshme.

Ndërkohë, me kërkesë të SHBA-ve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shtyrë zbatimin e fazës së dytë të planit, sipas të cilit vozitësit me targa serbe duhet të gjobiten me 150 euro.

Kjo kërkesë e SHBA-së erdhi pas bisedimeve të dështuara në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq më 21 nëntor.

Gjithashtu lexoni:

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it

Kosova News 23/11/2022 23/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?