KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Analisti amerikan e quan Borrellin të pacipë
Politikë

Analisti amerikan e quan Borrellin të pacipë

Kosova News
Kosova News 10:18 -23/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Takimi tetë orësh i mbajtur të hënën në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e Shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përfundoi pa një marrëveshje që do zgjidhte ngërçin e krijuar për targat.

Në këtë takim u propozua që Kosova të shfuqizojë vendimin për gjoba ndaj qytetarëve serb që kanë targa të lëshuara nga Serbia në veturat e tyre, kurse Serbia të ndalojë së lëshuari targa për serbët në veri të Kosovës.

Ky propozim, sipas njohësit të çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, po shihet si përpjekje për ta detyruar Kosovën të pranojë diçka më pak se ajo që synonte.

Në një përgjigje për teve1.info, Serwer thotë se Qeveria e Kosovës është në të drejtën e saj për të kërkuar ndërrimin e targave.

“Mendoj se Qeveria e Kosovës është e qartë brenda të drejtave të saj për të insistuar në targat e Kosovës për veturat që u përkasin banorëve të Kosovës. Pyetja është nëse oferta e presidentit Vuçiq për të ndaluar lëshimin e targave KM do të jetë një hap serioz në këtë drejtim. Apo Serbia do të lëshojë vetëm targa serbe, ndoshta nga Rashka, për qytetarët serbë të Kosovës? Apo serbët në veri të Kosovës do të vazhdojnë të përdorin targat KM? Më duket se duhet të ketë qartësi për pikën përfundimtare, si dhe pikën e fillimit”, tha ai.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është padyshim autoriteti i duhur ligjor në veri të vendit.

“Ajo duhet të mbështetet, jo të minohet”, deklaroi ai.

Propozimin, Kurti e Vuçiq thanë se kishin pranuar, por që kryeministri i Kosovës kishte kërkuar që menjëherë të nisin bisedimet për planin franko-gjerman, e që sipas tij, kjo ishte refuzuar nga Borrell.

Por, Server theksoi se normalizimi i marrëdhënieve është më i rëndësishëm se targat, duke i dhënë mbështetje kryeministrit Kurti që të nisin bisedimet për një marrëveshje finale.

Madje, ai tha se përfaqësuesi i lartë i BE-së u tregua i pacipë që refuzoi një gjë të tillë, duke thënë se afati i marsit 2023 për një marrëveshje finale nuk mund të arrihet.

“Sigurisht që mendoj se kryeministri ishte brenda të drejtës së tij për të kërkuar diskutimin e planit franko-gjerman, të cilin e kuptoj se e ka pranuar por presidenti serb Vuçiq e ka refuzuar. Afati i marsit 2023 nuk ka gjasa të përmbushet, por Borrell ishte i pacipë që nuk e përmendi këtë diskrepancë (mosmarrëveshje), shtoi për teve1.info

Ndaj deklaratës së Kurtit ka reaguar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka thënë se është i pavërtetë çfarë do pretendimi se BE-ja është duke hequr dorë nga propozimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili, sipas tij, mbështetet nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara.

Pas dështimit të marrëveshjes të hënën në Bruksel, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova ka shtyrë vendimin për targa për 48 orë.

Kjo për Serwer është në rregull. Por ajo se çfarë nuk qëndron mirë për të është “Uashingtoni që ngacmon Prishtinën për të pranuar zgjidhje gjysmë të pjekura”.

Të mërkurën në Bruksel pritet që kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë të mbajnë takim për gjetjen e një zgjidhjeje për targat.

Gjithashtu lexoni:

DnV: Dalja e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se në zgjedhjet e fundit parlamentare  

Rexhepi e shqetësuar me informacionet se u gjetën fletëvotime të dëmtuara

Haskuka me thirrje urgjente më pak se një orë para mbylljes së votimeve: Çdo votë vendos, ftoni familjarët dhe miqtë të dalin në votime!

Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin

KQZ: Deri në orën 17:00 kanë votuar 546 mijë qytetarë, pjesëmarrja 10.76 për qind më e ulët se në zgjedhjet e fundit

Kosova News 23/11/2022 23/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

DnV: Dalja e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se në zgjedhjet e fundit parlamentare  
18:48 -07/06/2026
Rexhepi e shqetësuar me informacionet se u gjetën fletëvotime të dëmtuara
18:41 -07/06/2026
Haskuka me thirrje urgjente më pak se një orë para mbylljes së votimeve: Çdo votë vendos, ftoni familjarët dhe miqtë të dalin në votime!
18:14 -07/06/2026
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin
18:11 -07/06/2026
Pula: Për shqyerje të fletëvotimit parashihet dënim nga 1 deri në 3 vjet burg
18:09 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?