KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti takon zëvendëskryeministrin italian dhe ministrin e Mbrojtjes
Politikë

Kurti takon zëvendëskryeministrin italian dhe ministrin e Mbrojtjes

Kosova News
Kosova News 22:03 -22/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në ndërtesën e Qeverisë për një takim bilateral, zëvendëskryeministrin e Republikës së Italisë, njëherësh Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani dhe ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetto.

Në mirëseardhjen e tij, Kryeministri Kurti tha se Kosova dhe Italia kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme në fushën e ekonomisë, tregtisë, kulturës, sigurisë dhe mbrojtjes dhe se është i gatshëm të punojnë së bashku për fuqizimin e tyre në shërbim të interesave të përbashkëta.

Ai shprehu falënderimin e tij dhe të Republikës së Kosovës për kontributin e hershëm dhe të vazhdueshëm të Italisë në forma të ndryshme përgjatë gjithë fazave të historisë së re të Republikës së Kosovës. I njoftoi me zhvillimet e fundit në vend, performancën ekonomike të vendit, me theks te rritja ekonomike e shënuar në vitin 2021 dhe 2022 dhe trendin pozitiv të eksporteve dhe investimeve të huaja, dhe për reformat në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit. Gjithashtu, kryeministri Kurti, nënvizoi planet e Kosovës për aplikimin në Bashkimin Evropian para fundit të këtij viti dhe synimet për të qenë pjesë e programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s, si dhe ritheksoi aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës në kuadër orientimin vleror dhe diplomatik të Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri, njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani, duke falënderuar për mirëpritjen, tha se vizita e delegacionit të Qeverisë italiane sot është shprehje e angazhimit më të fuqishëm të Italisë në Ballkanin Perëndimor. Ai shprehu përkushtimin e Italisë për të kontribuar në zhvillimin, sigurinë dhe stabilitetin në rajon, teksa ministri i Mbrojtjes, Crosetto dha mbështetjen dhe ofroi ndihmën e Italisë për Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Gjatë takimi u diskutua edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zhvillimet e fundit në procesin e dialogut dhe për takimin e djeshëm në Bruksel. Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri Kurti e njoftoi zëvendëskryeministrin Tajani për agjendën e takimit sipas ftesës së Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimin Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, qëndrimet e mbajtura dhe propozimet e dhënë në gjashtë takimet e datës 21 nëntor, dhe për vendimin e sotshëm për të shtyrë për 48 orë, sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zbatimin e fazës së dytë të vendimin për targat ilegale.

Kurti mirëpriti interesimin dhe angazhimin e shtuar të Italisë për rajonin tonë, duke e shprehur edhe gatishmërinë e tij për t’iu përgjigjur pozitivisht një ftese në kuadër të planeve të Romës zyrtare për të ftuar në një organizim të përbashkët liderët e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu lexoni:

Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër

Krasniqi: Kuvendi e Qeveria mund të konstituohen për 24 orë, Kurti ta tërheqë Haxhiun

Dështon për herë të 18-të seanca konstituive për Kuvendin

Limaj: Zgjidhja mund të arrihet vetëm përmes dialogut

Peci: Dalja nga kriza është në dorë të PDK-së, LDK-së, AAK-së e Nismës

Kosova News 22/11/2022 22/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Aktakuzë ndaj një personi për pesë vepra penale në Shtime
12:09 -19/05/2025
Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër
11:44 -19/05/2025
Krasniqi: Kuvendi e Qeveria mund të konstituohen për 24 orë, Kurti ta tërheqë Haxhiun
11:25 -19/05/2025
“Paguaje borxhin ti borxhli i keq” – Punëtorët e “Pastrimit” ngritin zërin kundër komunës së Prishtinës (VIDEO)
11:12 -19/05/2025
Dështon për herë të 18-të seanca konstituive për Kuvendin
11:05 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?