KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Eksperti amerikan: Situata në Kosovë është mjaft e tensionuar, ekziston rreziku për dhunë
Lajme

Eksperti amerikan: Situata në Kosovë është mjaft e tensionuar, ekziston rreziku për dhunë

Kosova News
Kosova News 19:47 -22/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Analisti amerikan, Charles Kupchan, thotë se gjendja e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë është e serioze dhe ekziston rreziku për dhunë dhe bllokim të mëtejshëm.

Studiuesi i Këshillit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë i tha të martën Zërit të Amerikës se BE dhe SHBA kanë të drejtë që janë të shqetësuara por shtoi se trysnia duhet të mbahet ndaj të dyja palëve.

 “Situata është mjaft e tensionuar tani, në kuptimin që jemi kemi arritur në një ngërç dhe qeveria e Kosovës ka rënë dakord për një shtyrje vetëm 48 orëshe dhe ekziston mundësia që të rikthehemi në një pikë ku ringjallet rreziku për dhunë”, tha ai duke iu referuar shtyrjes që qeveria e Kosovës pranoi për zbatimin e vendosjes së gjobave për targat e makinave në Veri, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara.

Zoti Kupchan mendon se qëndrimet e të dyja palëve kanë merita.

“Nga njëra anë thotë ai, një ndryshim i status-quosë mund të trondisë një ekuilibër delikat dhe të krijojë kushte për dhunë. Nga ana tjetër, kryeministri Kurti ka të drejtë kur thotë se pala serbe duhet të angazhohet në një dialog të sinqertë për normalizimin. Unë mendoj se Kurti po e përdor çështjen e targave të makinave si një mënyrë për ta detyruar Serbinë që të merret me çështjet më madhore”, thotë zoti Kupchan.

Ai shton se se është e qartë që situata është e tensionuar dhe se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë që janë të shqetësuara për pasojat e mundshme.

“Mendoj që SHBA dhe BE duhet ta mbajnë trysninë ndaj të dyja palëve dhe mesazhi ndaj Beogradit duhet të jetë që të angazhohet në një dialog të sinqertë me Kosovën për normalizim dhe rrjedhimisht njohje të saj. Nga ana tjetër mendoj se duke pasur parasysh mundësinë e dhunës, duke qenë se situata është e rrezikshme, trysnia ndaj Kosovës është e kuptueshme, meqenëse vazhdimi i planit për zbatimin e vendimit për targat e makinave, mund të trondisë status-quonë”, tha ai.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha të hënën në mbrëmje, pasi takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dështoi, se të dyja palët “duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që të mos rrezikohen dekada të paqes së fituar me vështirësi në një rajon të brishtë”.

Zoti Kupchan bie dakord se bisedimet janë rruga më e mirë.

“Mendoj se rezultati më i mirë do të ishte që Beogradi të bjerë dakord të ulet në tryezë në drejtim të përparimit drejt një marrëveshjeje përfundimtare. Përndryshe do të jemi në një situatë të bllokuar”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Kurti apel qytetarëve: Kanë mbetur më pak se tre orë për të votuar, dilni në zgjedhje

Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë

Mesazhi i Kurtit pas votimit: Uroj që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të jenë pas katër vitesh

Kosova News 22/11/2022 22/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla
16:51 -07/06/2026
Ku po votohet më shumë e ku më pak? Dalin shifrat e fundit të KQZ-së
16:48 -07/06/2026
Kurti apel qytetarëve: Kanë mbetur më pak se tre orë për të votuar, dilni në zgjedhje
16:43 -07/06/2026
Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?