Qeveria e Republikës së Kosovës njofton se nga dita e sotme fillon takimet me qytetarë të Komunave të Kosovës për ta prezantuar Buxhetin për vitin 2023, njëherit buxheti më i madh në histori të vendit.
Në njoftimin e saj Qeveria bëri të ditur se sot prezantimi do të fillojë në Prizren, në orën 15:00, në sallën Dokukino.
Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2023 është votuar në Kuvendin e Kosovës më 17 nëntor dhe mori 64 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, raporton KosovaNews.