Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar komandantin e Forcave të Mbrojtjes të Estonisë gjenerallejtënant Martin Herem, me të cilin kanë diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën ushtarake dhe trajnimin e përbashkët ndërmjet dy ushtrive.
“Në takim me komandantin e Forcave të Mbrojtjes të Estonisë, gjeneral lejtënant Martin Herem, diskutuam rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën ushtarake, trajnimin e përbashkët ndërmjet të dyja ushtrive, me theks të veçantë në sigurinë kibernetike, e po ashtu pjesëmarrje të përbashkët në misione paqeruajtëse.
Në situatën aktuale gjeopolitike bashkëpunimi ndërmjet shteteve është element i pazëvendësueshëm për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes”, ka shkruar ministri Mehaj në një postim në profilin e tij në Facebook.


