Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës.
Kështu thuhet në një njoftim të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), ku bëhet e ditur se gjatë kontrollimit të rrobave të sjella nga familjarët, oficerët korrektues kanë zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda rrobave është tentuar të futen brenda qendrës dy fishek.
“I burgosuri për të cilin kanë qenë të dedikuara rrobat është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për familjarin e dyshuar, sipas procedurës për rastin është njoftuar policia. Aktualisht në Qendrën Korrektuese të Dubravës oficerët korrektues janë duke bërë kontrolle gjenerale dhe shumë shpejt do të dilet me një raport përfundimtar”, thuhet në njoftim.
Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj./KosovaNews


