Ura që lidh Vranocin e Madh me Vranocin e Vogël në Pejë, është çarë si pasojë e reshjeve të shiut dhe vërshimeve.
Një banor ka shkruar se banorët e Vranocit të Vogël kanë mbetur të bllokuar nga dëmtimi i urës. Ai ka dërguar foto dhe video të urës së dëmtuar.
Ura e dëmtuar lidh Pejën me Deçanin.
“Për shkak të dëmtimit tash nuk është e kalueshme kjo urë. Banorët rrugën e vetme që kanë mujt me u qas në Pejë ashtu edhe në Deçan, ka qenë përmes kësaj ure. Si banorë jemi plotësisht të bllolkua. Ka dhjetë vjet që komunat fajësojnë njëra-tjetrën për këtë urë, e tash ne banorët kemi mbetur të bllokuar”, ka thënë një banor i fshatit.
Reshjet e shiut të së dielës kanë shkaktuar vërshime në shumë qytete të Kosovës.
Situatë e rëndë raportohet në Pejë, Istog e Junik. Po ashtu vërshime ka edhe në Gjakovë, Malishevë e Vushtrri e MItrovicë.
Pamje të urës së dëmtuar në Vranoc ka postuar edhe faqja “Peja në Fokus”.


