KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë: Qeveria Kurti ka qasjen e duhur në dialog me Serbinë
Politikë

​Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë: Qeveria Kurti ka qasjen e duhur në dialog me Serbinë

Kosova News
Kosova News 10:47 -13/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës po përdorë qasjen e duhur në dialog me Serbinë, ndërkohë që kjo e fundit qëllimshëm po e zvarritë procesin. Kështu thotë në një intervistë për KosovaPress ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Besnik Mustafaj.

Mustafaj kërkon nga autoritetet kosovare fuqizim të subjektivitetit ndërkombëtar.

Ai e quan të dështuar “Ballkanin e Hapur”, derisa kritikon kryeministrin Edi Rama se po përdorë qasje të gabuar karshi Kosovës.

Mustafaj: Qeveria Kurti ka qasjen e duhur në dialog

“Ka qenë një nevojë e ndjeshme për Kosovën që të forcojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar, sidomos përballë Serbisë në negociatat të pafundme që janë bërë tashmë. Por që duhet të ishte si e barabartë. Besoj se Qeveria Kurti ka gjetur qasjen e duhur për t’i dhënë Kosovës rëndësinë që ka në dialog. Kjo reflektohet edhe të tjerat, pasi nga ana formale, përveç Serbisë askush nuk është munduar që ta vë në pozicion inferioriteti, po flas për vende që e kanë njohur, jo Rusinë…Tash ky ridimensionim i Kosovës si subjektivitet ndërkombëtar i bënë mirë prestigjit të Kosovës dhe autoritetit të saj”, thotë ai.

Megjithatë, ai shton se fokusimi vetëm për të zgjidhur problemet me Serbinë ka qenë pengesë për Kosovën për të ndërtuar marrëdhënie serioze, me programe të mëdha bilaterale me aleatët ndërkombëtar.

Mustafaj: Serbia qëllimshëm po e zvarrit dialogun

“Qasja opsesionale për të zgjidhur problemet me Serbinë ka qenë pengesë për të ndërtuar marrëdhënie serioze, me programe të mëdha bilaterale me vendet që e njohin qysh 2-3 ditët e para. Këto nuk ishin vende dosido, vende anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe tri më të rëndësishmet: ShBA, Franca dhe Britania e Madhe. Po ashtu, ishin shumica e vendeve të BE-së, Japonia dhe kështu me radhë. Ka pasur një mbivlerësim që është bërë pengesë psikologjike të rëndësisë për përmbylljen e negociatave me Serbinë. Këtë e ka kuptuar shumë mirë Serbia dhe ka zvarrit dialogun duke mbajtur Kosovën në një gjendje të pakëndshme… Për sa kohë Serbia nuk është e gatshme për njohjen reciproke, unë nuk besoj se zgjidhja e këtyre problemeve është prioritet”, deklaron Mustafaj.

Ndërkohë, kritik shfaqet për “Ballkanin e Hapur”, për të cilin thotë se është një teatër pa asnjë substancë.

Mustafaj: “Ballkani i Hapur” është një teatër

“Ai është në këtë lojën e Ballkanit të Hapur, i cili është një teatër pa asnjë rezultat konkret. U bënë kaq vjet dhe s’ka asnjë rezultat konkret, ‘Ballkani i Hapur’. Pse ? Sepse nuk është një projekt me substancë. Dobishmëria e Ramës në ‘Ballkan të Hapur’ do të ishte po t’ia sillte Kosovën në tryezë Vuçiqit. Meqenëse, Qeveria, Parlamenti dhe Presidenca nuk po e ndjekin Ramën, atëherë kjo e nervozon”, pohon ai.

Lidhur me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, Mustafaj thotë se Rama po bënë shumë gafa kur flet për Kosovën.

Mustafaj: Rama po bënë shumë gafa kur flet për Kosovën

“Rama nuk kupton nga marrëdhëniet ndërkombëtare dhe këtë e them si një njeri që ka kaluar 20 vjet në marrëdhënie ndërkombëtare. Rama, si njeri i paditur bënë protagonistin dhe bënë shumë gafa, jo vetëm kur flet për Kosovën, por edhe për rolin e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Rama ka një qasje të gabuar, lidhur me rolin e Shqipërisë në mbështetjen e Kosovës për zgjidhjen e problemeve të saj ndërkombëtare”, përfundon ai.

Mustafaj ka qenë ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë në vitet 2005-2007.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

TAGGED: Ballkani i Hapur, Besnik Mustafaj, dialogu me Serbinë, Qeveria e Kosovës
Kosova News 13/06/2022 13/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?