Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria, ka intervistuar sot ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Para komisionit hetimor parlamentar, Berishaj tha se e ka paditur një portal slloven i cili ka raportuar se gjoja ai i kishte marrë 600 mijë euro nga kompania GEN. Këto deklarime të portalit slloven, Berishaj i quajti të pavërteta.
Në nisje të kësaj interviste nga ana e Komisionit Hetimor Parlamentar, nën kryesinë të Driton Selamanajt, u bë e ditur arsyeja e formimit të këtij komisioni, puna dhe misioni tij, me ç’rast përmendi shkakun e ftesës së ambasadorit Berisha në intervistim, që është nisur si çështje nga mediat ndërkombëtare e më pastaj edhe nga mediat vendore.
Nga ana e tij, ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, derisa shprehu respektin për Kuvendin si institucion rolin e mediave në plasimin e të vërtetës, ai u shpreh se ndien borxhli ndaj mediave vendore ngaqë nuk është shprehur asnjëherë deri më tani për këtë çështje që u ngrit si aferë a rast, që, sipas tij, është promovim i një portali në Slloveni, por që nuk është marrë seriozisht me peshën e tyre, që u publikua një ditë para zgjedhjeve në Slloveni.
“Rrethanat politike në Slloveni, që ka ndikuar të lindin shpifje, duke sqaruar se gazetari që ka publikuar atë artikull është biri i njërit që dikur ka shërbyer në shërbime të dikujt tjetër dhe këtë lëndë e kam paraqitur në gjyq për shpifje”, deklaroi ambasadori Berisha, teksa shtoi se “liria dhe e drejta e shtypit nuk nënkupton të shkruash çdo gjë, por atë që është e vërtetë, që duhet argumentuar.”
“Atë natë është përmendur në Lubjanë dhe kurrë më, asnjë televizion, as agjencionet shtetërore, as televizionet private”, deklaroi ambasadori Berisha, teksa shtoi se rastin e ka paraqitur në Gjyqin e Qarkut në Lubjanë.
Tutje, ai njoftoi në hollësi aktivitetin e tij si këshilltar në firma të ndryshme, si dhe për firmën që ai ka hapur në Mal të Zi.
Ndërsa lidhur me firmën GEN, ai tha se firma nuk ka asnjë lidhje se është emër i një firme që i ngjet firmës tjetër në emër, është plotësisht 100 për qind pronë sllovene, kam qenë aty si këshilltar politik, për të dhënë këshilla se si duhet të veprojë e që është regjistruar në ZRRE që nga viti 2009 deri më 2019 e prej këtij viti nuk kam forma kontraktuale, ngase e kam pasur të qartë kur kam filluar punën si ambasador.
Më tej, ambasadori Berishaj shtoi se mjetet e derdhura në kompaninë e tij nuk kanë përfunduar as te kryeministri, as te kryeparlamentari, as te asnjë nga liderët tjerë në Kosovë, nuk janë investuar e nuk kanë shkuar askund në Kosovë e as në Slloveni.
I pyetur nëse ka njohje me ministren Rizvanolli, ambasadori Berisha mohoi këtë, si dhe kontakte e takime me personalitetet politike të vendit, qoftë me kryeministrin Kurti, apo me kryetaren e vendit, Vjosa Osmani.
Po ashtu pyetjes nëse si këshilltar ka shpërndarë te vendet informacion për sektorin energjetik të Kosovës, ambasadori Berishaj tha se ka bërë në bazë të strategjive të dala nga shteti edhe në aspektin antropologjik.


