KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori Berishaj intervistohet para Komisionit Hetimor, i quan shpifje raportimet për shpëlarje parash
Politikë

Ambasadori Berishaj intervistohet para Komisionit Hetimor, i quan shpifje raportimet për shpëlarje parash

Kosova News
Kosova News 12:37 -17/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar të enjten nga Komisioni Hetimor Parlamentar në Prishtinë, duke i quajtur shpifje raportimet sllovene se ai ka qenë i përfshirë në shpëlarje parash.

Berishaj para anëtarëve të Komisionit ka theksuar se ato raportime u bën vetëm një ditë para zgjedhjeve në Slloveni dhe nuk u përmenden asnjëherë më. Sipas tij, qëllimi ishte të ndikohej në zgjedhje atje me shpifje. 

“S’jam marrë me problemin e portalit slloven që ka publikuar lajmin, por me problem se pse u botua vetëm një ditë para zgjedhjeve atje. Ajo ka qenë një shpifje. Unë e kam paditur atë në gjykatën e qarkut të Lubjanës. Jemi në procedurë. Ai rast u përmend vetëm atë ditë dhe kurrë më në Lubjanë”, ka thënë Berishaj.

Berishaj u pyet nga kryesuesi i Komisionit, Driton Selmanaj, për kompaninë “MB Consulting” në Mal të Zi. Por ambasadori ka thënë se ajo kompani nuk funksionon që nga viti 2020, por që e kishte formuar në vitin 2017.

“Atë kompani e kam formuar në vitin 2017. Ajo kompani nuk funksionon nga viti 2020. Kompania i ka kryer të gjitha obligimet që kanë qenë në formë kontraktuale. Nuk rezulton si ndërmarrje e cila qarkullon. Nuk është mbyllur fizikisht, pasi procedura është e tillë në Mal të Zi. Prej që jam bë ambasador, nuk më ka ra ndërmend të merrem me atë punë”, ka thënë ai.

Pikërisht nga kjo kompani u dyshua se Berishaj i kishte transferuar rreth 600 mijë euro në xhirollogaritë e politikanit slloven Robert Golob, tash kryeministër. Më pas autoritetet në Mal të Zi ia patën bllokuar xhirollogaritë bankare të kompanisë “MB Consulting”.

Për kompaninë tjetër që figuron në emër të tij në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, Berishaj ka thënë se e ka shitur në vitin 2019 për aq sa investuar.

“Kur blihen aksionet, është punë e blerësit që ta vë në emrin e vet. Nuk është më punë e imja”, shtoi ai.

Berishaj ka pranuar se ka punuar si këshilltar në kompaninë GEN në Beograd e cila merret me tregtim të energjisë. Por shton se nga viti 2020, kur u bë ambasador, s’ka marrëdhënie kontraktuale me ta.

“E njoh kompaninë GEN. Është një kompani që është në 25 vende të botës. Është plotësisht në pronën sllovene. Kam punuar aty si këshilltar. I kam dhënë këshilla se si duhet të funksionojë një firmë e madhe. GNE-ja është e regjistruar në ZRRE që nga viti 2009 dhe bën shit-blerje të energjisë. Nga viti 2020, nuk kam asnjë marrëdhënie kontraktuale me ta”, ka thënë ambasadori Berishaj.

Por konfirmoi se ka pasur marrëveshje kontraktuale mes GEN-it dhe kompanisë së tij në Mal të Zi. Megjithatë, shton se gjithçka ishte transparente asokohe. 

Intervistimi u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit.

Gjithashtu lexoni:

Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro

Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB-së

Sveçla kërkon përgjegjësi për projektin e Rrugës A: Hetimet duhet të shkojnë te burimi i problemit

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit

LVV padit Komunën e Prishtinës për shtrenjtimin e biletave të autobusëve

Kosova News 17/11/2022 17/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
21° _ 19°
77%
1 km/h
Sat
38 °C
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale
15:59 -18/07/2026
Messi kujton foton ikonike me Yamalin: Është e pabesueshme
15:40 -18/07/2026
Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro
14:48 -18/07/2026
Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë
14:37 -18/07/2026
SHBA-Iran: Shqetësim për përshkallëzim të gjerë të luftimeve
14:04 -18/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?