Një shqiptar është sulmuar nga serbët në veriun e Mitrovicës.
Mësohet se kameramani i Insajderit, Jetmir Muji është sulmuar fizikisht nga disa persona të nacionalitetit serb.
Në një shkrim sqaruar të gazetës thuhet se ai ka qenë duke e xhiruar rastin e një kidnapimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës.
Dhe deri sa kameramani ka qenë duke e xhiruar këtë veprim të tyre, sulmuesit e kanë goditur pas kokës.
Ai i është nënshtruar intervenimit mjekësor në emergjencën e Mitrovicës së Jugut.
Këtë sulm e ka konfirmuar paraprakisht edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i cili tha se kanë pranuar informacione lidhur me rastin.
“Po, e kemi pranuar si informacion. Jemi duke punuar rreth hetimit të rastit”, tha Hoti.


