Borxhlinjët e mëdhenj të ujit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, sot i çkyçi nga rrjeti i furnizimit.
Por gjatë aksionit, pati të tillë të cilët, duke parë hallin, edhe e paguan borxhin aty për aty.
Përmes një aksioni, të mërkurën, Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, shkyçi nga ujësjellësi borgjlinjtë.
Shkyçjet nisën te një biznes në lagjen “Kalabria”, e në asistim ishte edhe policia.
Njësoj vazhdoi aksioni edhe te një biznes tjetër në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Aksion i ngjashëm me shkyçje u bë edhe te një biznes në lagjen “Kodra e Diellit”. Kurse, “te Qafa”, një konsumator i cili ishte paraparë për shkyçje, pagoi borxhin.
Lidhur me aksionin e së mërkurës, Arieta Mjeku-Azizi, zëdhënëse e KRU “Prishtina”, deklaroi se aksioni do të vazhdojë.
“Kemi vazhduar ditën e sotme aksionin për shkyçjen nga shërbimet e ujit për të gjitha ato biznese që kanë borxhe ndaj shërbimeve të ujësjellesit, e me theks të veçantë bizneset që kanë borxhe prej 1000 deri në 5000 euro”, tha Mjeku-Azizi për RTK-në.
“Ne vizituam disa biznese, por vizita jonë ishte pas shumë vërejtjeve të dërguara tek këta konsumator”.