KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zëdhënësi i BE-së: Nuk ka asnjë propozim të ri për zgjidhjen e krizës në veri
Politikë

Zëdhënësi i BE-së: Nuk ka asnjë propozim të ri për zgjidhjen e krizës në veri

Kosova News
Kosova News 15:07 -16/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka mohuar se ka një propozim të ri për zgjidhjen e situatës së krijuar në veri të vendit dhe serbët e Kosovës.

Stano deklaroi se “informacioni për një propozim të ri siç është thënë në media është një tjetër dezinformatë”.

“Nuk ka asnjë propozim të ri nga BE-ja për zgjidhjen e krizës në veri”,deklaroi Stano.

Ndryshe së fundi raportime të shumta pati se nga Bashkimi Evropian i është dhënë një propozim i ri Kosovës,në kuadër të zgjidhjes së çështjes së targave dhe situatës së krijuar në veri të vendit.

Madje u theksua se BE-ja është në pritje të një përgjigje nga Kosova, pikërisht për këtë propozim, transmeton lajmi.net.

Duke shkuar tutje është thënë se mbrëmë në Bruksel pati një marrëveshje në lidhje me targat, gjë të cilën e mohoi edhe vetë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Ai tha se nuk ka pasur kurrfarë marrëveshje mbrëmë në Bruksel dhe se ai është takuar vetëm me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak.

Bislimi deklaroi se përfaqësuesi i palës serbe në dialog, Petar Petkoviq nuk ka qenë fare i pranishëm.

“Nuk ka as një marrëveshje për këtë. Nuk ka propozim nga Bashkimi Evropian, jemi duke diskutuar. Nuk mundem tash me diskutuar këtu opsione që kam diskutuar atje, duhet pak me rrit seriozitetin.Ka elemente që kemi diskutuar për mundësin e daljes nga kriza po nuk ka dakordim edhe nuk ka logjikë me diskutuar në publik”, tha Bislimi.

Duhet përkujtuar që në veri të vendit së fundi pati zhvillime të njëpasnjëshme. Pas shkarkimit të drejtori të policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq, i cili u tha se sabotoi punë në kuadër të fletëqortimeve rreth 600 zyrtarë policorë nga nacionaliteti serb dhanë dorëheqje.

Poashtu largimin nga institucionet e Kosovës e konfirmuan edhe zyrtarët e Listës Serbe. Dorëheqje dhanë edhe kryetarët e komunave me shumicë serbe, prokurorë, gjyqtarë, zyrtar të Doganës së Kosovës si dhe zyrtarë të KQZ-së nga nacionaliteti serb.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar vazhdimisht që çdo çështje të zgjidhet përmes dialogut, e që të mos ketë krijim të situatave të rrezikshme në veri.

Po ashtu Kosovës i është kërkuar formimi i menjëhershëm i Asociacionit, për të cilën Kurti deklaroi se nuk do të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

I njëjti ka kërkuar nga serbët që të kthehen në institucione, derisa ka theksuar se serbët të cilët janë duke i ri-regjistruar veturat me targa ilegale në ato RKS po kërcënohen, po i digjen veturat e lokalet e ndryshme.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog

Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik

Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin

Kosova News 16/11/2022 16/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
12:24 -17/07/2026
Gara shpejtësie në Prishtinë/ Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit
11:53 -17/07/2026
APK-ja përmbyll “Javën e agjencisë”, Haxhiu: Lufta kundër korrupsionit është betejë e përhershme
11:32 -17/07/2026
Policia kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës
11:03 -17/07/2026
Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, Prokuroria nis hetimet
10:32 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?