KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ankesa nga Serbia, Daçiq: Nuk mund të pranojmë plan ku njihet pavarësia e Kosovës
Politikë

Ankesa nga Serbia, Daçiq: Nuk mund të pranojmë plan ku njihet pavarësia e Kosovës

Kosova News
Kosova News 13:11 -11/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të premten se thelbi i planit franko-gjerman është i papranueshëm për Serbinë pasi që plani nis me faktin që Kosova është e pavarur.

Kancelari gjerman Olaz Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e konfirmuan ekzistencën e të ashtuquajturit plan franko-gjerman më 3 nëntor, në Berlin. Von der Leyen e konfirmoi se ky plan është “integruar në procesin e dialogut”.

Marrëdhëniet e mira fqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë do të bazohen në të drejta të barabarta, sipas dokumentit të publikuar nga rrjeti mediatik i specializuar për politikat e Bashkimit Evropian, Euractiv.

Ky medium raporton se plani franko-gjerman ka për qëllim të zgjidhë mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtarët e BE-së nuk kanë pranuar ta komentojnë përmbajtjen e planit franko-gjerman.

Megjithatë, shefi i diplomacisë në BE, Josep Borrell, e konfirmoi javën e kaluar se Beogradi dhe Prishtina e kanë marrë këtë plan dhe tashmë ua kanë dërguar komentet e tyre për këtë plan përfaqësuesve evropianë.

Për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, propozimi franko-gjerman është “bazë e mirë për diskutime të mëtejshme” për normalizimin e plotë të raporteve.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishte i pari që foli për ekzistencën e këtij plani.

Më 8 tetor, ai tha se Franca dhe Gjermania e kanë prezantuar një plan, sipas të cilit Serbia do ta lejonte hyrjen e Kosovës në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara (OKB), në këmbim për anëtarësimin më të shpejtë të Serbisë në BE.

Daçiq tha se Serbia nuk mund ta mbështesë një zgjidhje politike se si duhet të duket Kosova si shtet i pavarur nëse nuk zgjidhjet problemi i pavarësisë së saj.

“Vendimet tona për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë kanë ndikim në qëndrimin tonë lidhur me Kosovën. Nëse e bëjmë këtë, do t’i zemërojmë paksa shokët tanë të vjetër”, tha Daçiq në një paraqitje në televizionin Pink, më 11 nëntor.

Ai shtoi se Serbia e ka dorën e zgjatur për të gjithë në botë dhe se duhet të përqendrohet në interesat e veta kombëtare.

“Serbia rrezikon shumë nga vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, nuk ka asnjë garanci që kjo nuk do të rrezikojë interesat tona kombëtare. Ne nuk kemi asnjë garanci nga Perëndimi se interesat tona do të mbrohen”, tha shefi i diplomacisë së Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia mund të ndryshojë qëndrimin për sanksione ndaj Rusisë vetëm nëse shpata e Damokleut i varet realisht mbi kokë.

Në përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve në Paris, ai tha se për momentin situata nuk është e tillë.

Vuçiq u takua me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris më 10 nëntor.

Ai tha se Serbia nuk dëshiron të lëvizë nga qëndrimi i bazuar në mbrojtjen e ligjeve ndërkombëtare dhe ndëshkimin e atyre që i shkelin këto ligje dhe hyjnë në territorin e vendeve të tjera. Por, ai gjithashtu e ritheksoi qëndrimin se nuk pajtohet me politikën e sanksioneve.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje disa herë drejt Serbisë që t’iu bashkohet sanksioneve për Rusinë.

Beogradi zyrtar mbështetet në Rusinë në tentimet për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovës në institucione dhe organizata ndërkombëtare. Serbia gjithashtu është plotësisht e varur nga Rusia për furnizim me gaz.

Gjithashtu lexoni:

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it

Kosova News 11/11/2022 11/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?