Rasti gjyqësor në rastin e njohur si “Syri i Popullit”, Avni Llumnica është shpallur fajtor dhe është dënuar me 4 vjet e gjashtë muaj burgim, kurse Sadri Ramabaja është liruar nga akuza.
Avni Llumnica është shpallur fajtor në rastin e tentim-vrasjes së Azem Vllasit.
Ai u shpall fajtor për ndihmë në vrasje të rëndë e mbetur në tentativë të Vllasit.
Llumnica ishte një nga të arrestuarit në rast. Ai dhe Murat Jashari ishin arrestuar nën akuzat se ishin pjesëtarë të organizatës “Syri i Popullit”, e cila e mori përgjegjësinë për tentim-vrasjen e Vllasit.
Kryetari i trupit gjykues, Musa Konxheli, ka thënë se i akuzuari Llumnica ka ikur në Maqedoni bashkë me Murat Jasharin pasi ky i fundit ka tentuar ta vrasë Vllasin.
Dënimi për të është 4 vjet e 6 muaj dhe bëhet efektiv pasi të bëhet i plotfuqishëm.
Ndërkohë, Sadri Ramabaja lirohet nga aktakuza pasi nuk është arritur të vërtetohet kryerja e veprës penale.
Murat Jashari pati vdekur më 3 mars të vitit të kaluar.


