Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se tri raste pozitive me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 16.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit me vaksinën anti-COVID janë vaksinuar 6 persona në tërë Kosovën.
