KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti Tahiri nuk fajëson Serbinë por Qeverinë e Kosovës për gjendjen në veri: E keni shkaktuar vetë
Politikë

Deputeti Tahiri nuk fajëson Serbinë por Qeverinë e Kosovës për gjendjen në veri: E keni shkaktuar vetë

Kosova News
Kosova News 11:12 -10/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit i është drejtuar Qeverisë duke i kërkuar zgjidhje të situatës në veri të vendit, ku tash e disa ditë janë krijuar tensione pas largimit të serbëve nga institucionet e vendit.

Në fjalën e tij, Tahiri nuk e ka fajësuar Serbinë, por ka thënë se partia që është në pushtet është përgjegjëse për ta zgjidhur këtë problem, të cilin sipas tij, e kanë shkaktuar vetë.

Edhe Tahiri thekson se nuk po kërkon zgjedhje të reja, por zgjidhje të problemit.

Si opozitë Tahiri ka thënë se Qeverinë do ta mbështesin gjithmonë për vazhdimin e funksionimit të institucioneve në veri të Kosovës.

“E nderuara Qeveri, si opozitë ju mbështesim që të vazhdoni me funksionimin e institucioneve në atë pjesë të Kosovës. Jeni përgjegjës për moslejimin e kthimit të gjendjes para korrikut të vitit 2011. Jeni përgjegjës për moslejimin e kthimit të strukturave paralele në atë pjesë të vendit tonë”, ka deklaruar shefi i deputetëve të PDK-së.

Tahiri edhe në këtë rast ka përdorë Amerikën për të sulmuar Qeverinë.

Ai ka thënë se vendi nuk duhet ta vë në pikëpyetje miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas tensioneve të fundit për çështjen e targave.

“Koordinimi me SHBA-në është një prej proceseve që i ka dhënë më së shumti fuqizim shtetit të Kosovës dhe ne nuk duhet të konfrontohemi me ta. Gjithë këtë histori 20-vjeçare me SHBA-në nuk duhet ta vëmë në pikëpyetje”, ka thënë ai në Kuvend të enjten./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it

Kosova News 10/11/2022 10/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani
13:01 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?