Levizja vetëvendosje në Prishtinë, ka reaguar ndaj çmimeve për operim që janë caktuar nga operatori ekonomik në Parkingun Nëntokësor te Fakulteti Filologjik, duke thënë se në kontratën e nënshkruar në mes të Komunës së Prishtinës dhe “ Parking Center” sh.p.k, janë të caktuara tjera çmime nga ato që tashmë i kemi parë në objektin e parkingut.
“Në kontratën koncesionare në mes të Komunës së Prishtinës dhe shoqërisë tregtare “Parking Center” sh.p.k., të nënshkruar me datën 30.10.2019, konkretisht në shtojcën 9 që ka të bëjë me tarifat e parkingut, janë të caktuara tjera çmime nga ato që tashmë i kemi parë në media dhe në vet objektin e parkingut. Poashtu, në këtë shtojcë, thuhet se çmimet indeksohen një herë në 3 vjet dhe për çdo ndryshim duhet pajtimi i të dy palëve.”, thuhet në reagim.
VV-ja këtë e konsideron shkelje të kontratës nga ana e operatorit privat dhe miratim në heshtje nga ana e organeve komunale, konkretisht kryetari Rama dhe kabineti i tij, kështu që kërkojnë nga personat përgjegjës, zyrtarët e Komunës së Prishtinës, kryetari Përparim Rama dhe vartësit e tij ta sqarojnë këtë çështje dhe ta mbrojnë e zbatojnë kontratën e këtij projekti.


Reagimi i plotë:
Në kontratën koncesionare në mes të Komunës së Prishtinës dhe shoqërisë tregtare “Parking Center” sh.p.k., të nënshkruar me datën 30.10.2019, konkretisht në shtojcën 9 që ka të bëjë me tarifat e parkingut, janë të caktuara tjera çmime nga ato që tashmë i kemi parë në media dhe në vet objektin e parkingut. Poashtu, në këtë shtojcë, thuhet se çmimet indeksohen një herë në 3 vjet dhe për çdo ndryshim duhet pajtimi i të dy palëve.
Siç mund ta shihni në fotot që i kemi postuar, çmimet e vendosura tani (foto 1) janë shumë më të larta se çmimet e dakorduara me kontratë (foto 2).
Në këtë rast është evidente se kemi të bëjmë me shkelje të kontratës nga ana e operatorit privat dhe miratim në heshtje nga ana e organeve komunale, konkretisht kryetari Rama dhe kabineti i tij.
Kërkojmë nga personat përgjegjës, zyrtarët e Komunës së Prishtinës, kryetari Përparim Rama dhe vartësit e tij, menjëherë ta sqarojnë këtë çështje si dhe ta mbrojnë dhe ta zbatojnë në përpikëri kontratën e këtij projekti. Tarifat duhet të vendosën siç parashihet me marrëveshje dhe të sanksionohen shkelësit e kontratës.
Shqyrtimi dhe indeksimi i tarifave për parking mund të bëhet, ashtu siç thuhet në marrëveshje, vetëm pas 3 viteve dhe në marrëveshje me Komunën e Prishtinës.


