KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Muja akuzon ish-drejtorin e KEK-ut se bleu banesë 90 m2 për vetëm 7 mijë e 200 euro
Ekonomi

Muja akuzon ish-drejtorin e KEK-ut se bleu banesë 90 m2 për vetëm 7 mijë e 200 euro

Kosova News
Kosova News 15:40 -09/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, ka intervistuar ish-drejtorin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arben Gjuka, ish-kryesuesin e Bordit të KEK-ut, Fadil Çitaku dhe pesë anëtarë të Bordit.

Kryetari i këtij Komisioni, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka shtruar pyetje rreth rënies së blloqeve dhe privatizimin e kompanisë.

“Në çfarë gjendje e keni marr KEK-un dhe cilat veprime i keni marr ju për ndalimin e rënies së blloqeve, dhe cilat kanë qenë kompetencat për blerjen e energjisë elektrike … Cili ka qenë roli i juaj në privatizimin e kompanisë”, ka pyetur Beqa.

Ish- drejtoi i KEK-ut, Arben Gjuka, duke folur për funksionimin e kompanisë gjatë udhëheqjes së tij, ka theksuar se e ka marrë atë në një gjendje të rëndë.

“Realisht kompaninë e kemi gjetur me një humbje prej 56 për qind të energjisë elektrike, furnizimi i kryeqyteti me energji elektrike në atë kohë ka qenë 3 me 3, ndërsa jashtë Prishtinës ka qenë 2 me 4. E kemi marrë ndërmarrjen pa qymyr dhe kemi filluar ta kompensojmë përpunimin e qymyrit”, është shprehur Gjuka.

Ai ka theksuar se ndërmarrjen e ka lënë me miliona euro mjete shtesë.

“E kemi marr kompaninë me minus 17 milionë euro që i kishte me një bankë komerciale, dhe në përgjithësi, borxhi ka qenë 83 milionë euro plus”, ka theksuar Gjuka, derisa ka shtuar se KEK-un e ka lënë me mbi 100 milionë euro buxhet.

Ish- anëtari i Bordit të KEK-ut, Ismail Januzi, ka theksuar se gjatë kësaj periudhe Qeveria e Kosovës ka ndarë 146 milionë euro në formë subvencionimi për KEK-un.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e pyeti Gjukën nëse ka pasur kontakt me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe për planin në uljen e varësisë nga importi.

“A e ke njohur Martin Berishajn dhe përfaqësuesit e GEN-it”, ka pyetur Zemaj.

Gjuka ka deklaruar se nuk e ka njohur Berishajn.

“Jo asnjërin, as nuk jemi takuar, Berishajn e kam njohur tash përmes mediave”, është shprehur Gjuka.

Për planin për uljen e varësisë nga importi, ai ka thënë se kanë krijuar lehtësira për të prodhuar energji në Sibofc dhe në vendet tjera ku ka thëngjill.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se ish-drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka ka blerë banesë 90 metra katrorë për vetëm 7 mijë e 200 euro.

Këtë nuk e pranoi vetë Gjuka, por deputeti Muja ka theksuar se këto të dhëna janë ofruar nga vetë KEK-u, përmes qasjes në dokumente zyrtare.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Kosova News 09/11/2022 09/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve
15:38 -10/07/2026
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?