Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 01:20 të natës, nga zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë, janë shoqëruar në stacion dy persona dhe janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë.
Bëhet e ditur se sekuestrimi i armëve është kryer në rrugën “George Bush”, kur personat, automjeti me të cilin po lëviznin, është ndaluar nga policia për një kontrollë rutinë.
Policia njofton se personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës./KosovaNews/


