KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lëvizja për Bashkim: Kosova Lindore të përfshihet në dialog, banorët e kësaj pjese të shohin shpresë perspektive për jetën e tyre
Politikë

Lëvizja për Bashkim: Kosova Lindore të përfshihet në dialog, banorët e kësaj pjese të shohin shpresë perspektive për jetën e tyre

Kosova News
Kosova News 19:01 -08/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja për Bashkim (LB) po vlerëson se që në fillimet e tij e në vazhdimësi dialogu Kosovë-Serbi ka qenë i vendosur mbi premisa të gabuara.

Ky subjekt politik  thotë se “është biseduar e po bisedohet vetëm për serbët e Kosovës, përkatësisht veriun e Kosovës e po lihen anash padrejtësisht shqiptarët e Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë)”.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të gjejë zgjidhje afatgjatë dhe demokratike nëse Kosova Lindore nuk bëhet pjesë e këtij dialogu”.

Sipas LB është kështu për shumë arsye.

“E para, është vullnet i popullatës shumicë, i shprehur me të gjitha format legale demokratike; dhe se është pjesë natyrore e trungut të Republikës së Kosovës, me vazhdimësi territoriale dhe me shumicë shqiptare; E dyta, është detyrë e secilës palë të përfshirë në dialog që të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje sa më të drejtë, një marrëveshjeje që sjell paqe, stabilitet dhe zhvillim afatgjatë për të gjitha këto palë; E treta, përfshirja e Kosovës Lindore në dialogun Kosovë-Serbi është çelësi demokratik për të gjitha palët në dialog, i cili çon në zgjidhje me paqe, stabilitet dhe zhvillim afatgjatë; E katërta, e balancon dialogun”, thuhet në komunikatën e LB.

Dhe, në fund, LB thotë se:

“Kosova Lindore duhet të përfshihet në dialog sa më shpejt, në mënyrë që banorët e kësaj pjese të shohin një shpresë perspektive për jetën e tyre, ta ngjallin shpresën se do të shpëtojnë nga diskriminimi shekullor që përjetuan nga shteti serb”. 

Gjithashtu lexoni:

Sot përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet

Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar të Kuvendit

Tentativa e 28-të, nesër mblidhen sërish deputetët

Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë

TAGGED: (Preshevë, Bujanoc, Dialogu Kosovë-Serbi, Kosova Lindore, Lëvizja për Bashkim, Medvegjë
Kosova News 08/11/2022 08/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Rama: Defender 25, një nga stërvitjet më komplekse të dekadës së fundit
11:04 -07/06/2025
Ministrja Rizvanolli mbron Shefen e Kabinetit pas emisionit kontrovers: Dezinformatat nuk mund të na ndalin
10:49 -07/06/2025
Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare
10:30 -07/06/2025
Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri
10:11 -07/06/2025
Ekran gjigant për ndeshjen Shqipëri–Serbi në sheshin e Prishtinës
09:41 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?