Pas takimit me kryetarët e tri partive opozitare në vend, kryeministri Albin Kurti ka hyrë në një takim tjetër, por këtë herë, për të folur për çështje tjera.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po zhvillon një takim me Atdhe Hykollin, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Takimi i planifikuar më herët dhe është pjesë e takimeve që Kurti ka zhvilluar me Hykollin.
Mësohet se takimi i sotëm ka të bëjë me temat të cilat i kishin shoqëruar edhe gjatë grevës së përgjithshme pesëjavore, që u shpallën nga BSPK: Ligji i Pagave; Marrëveshja Kolektive; Kuota e anëtarësisë..etj.
Mediet e pyetën Hykollin rreth takimit të sotëm.
“Po, takimi është për temat që i kemi diskutuar para dhe gjatë grevës”, tha ai.


