KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE: Asociacioni të themelohet, tensionet në Kosovë mund të përhapen në rajon
Politikë

BE: Asociacioni të themelohet, tensionet në Kosovë mund të përhapen në rajon

Kosova News
Kosova News 16:36 -07/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për gjetje të një zgjidhjeje evropiane pas situatës së krijuar në veri të Kosovës.

Zëdhënës i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, ka thënë se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mund të kenë ndikim negativ për gjithë rajonin.

Në një konferencë për media Stano ka thënë se për momentin prioritet është de-përshkallëzimi i situatës në terren.

“Gjatë ditëve të fundit, ne kemi parë në të vërtetë përshkallëzim shumë të rrezikshëm dhe zhvillime të cilat po vënë në rrezik vite të tëra pune të palodhur dhe arritjeje. Kjo ka pasoja jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin. Pra, ne po u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbushin përgjegjësitë për të gjetur një zgjidhje evropiane … Bashkimi Evropian përpiqet që Kosova dhe Serbia të përmbushin përgjegjësitë e tyre, të gjejnë një zgjidhje evropiane për të de-përshkallëzuar situatën aktuale dhe për t’u angazhuar seriozisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, sepse kjo është e vetmja rrugëdalje nga ngërçi aktual, nga përshkallëzimi aktual”, ka thënë Stano.

Sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, zëdhënësi i BE-së bëri thirrje që Kosova të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për themelimin e tij.

Sipas tij, moszbatimi i këtij obligimi cenon jo vetëm parimin e sundimit të ligjit por edhe kredibilitetin e Kosovës.

“ Ekziston një obligim i qartë për Kosovën që menjëherë të themelojë, ose të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për themelimin e këtij Asociacioni apo Komuniteti. Ky është një obligim ligjor i detyrueshëm për Kosovën, dhe moszbatimi i vazhdueshëm i këtij obligimi cenon, jo vetëm parimin e sundimit të ligjit në Kosovë, por edhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës. Pra, tani i takon të dyja palëve, Serbisë dhe Kosovës, të përmbushin angazhimet dhe detyrimet e tyre që rrjedhin nga marrëveshjet e Brukselit, nga marrëveshjet e bëra në kuadër të dialogut”, ka theksuar ai.

Stano ka thënë se nëse përshkallëzimi vazhdon askush nuk mund të parandalojë një shpërthim të një incidenti fatkeq.

Ai tha se BE po apelon tek liderët e Serbisë dhe Kosovës për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje evropiane për të tejkaluar situatën.

“Sa herë që ka një destabilitet lokal, destabiliteti lokal eksportohet, dhe ka pasoja dhe implikime edhe në rajonin e gjerë … Pra, nëse kemi një pikë tjetër të ndezjes në tokën evropiane, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse nëse përshkallëzimi vazhdon, askush nuk mund të parandalojë një shpërthim të një incidenti fatkeq që mund të çojë në dhunë”, është shprehur ai.

Sipas Stanos, kjo është diçka që Evropa nuk mund ta përballojë, e as rajoni, Serbia dhe Kosova nuk mund ta përballojnë. “Për këtë arsye ne po apelojmë në përgjegjësinë e liderëve në Serbi dhe Kosovë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të ndërmarrë hapa drejt më shumë sjelljeve evropiane dhe kërkimit të një zgjidhjeje evropiane për të de-përshkallëzuar”, ka theksuar ai.

Më 5 nëntor Lista Serbe ka bërë të ditur se zyrtarët serbë do të largohen nga institucionet qendrore dhe ato lokale të Republikës së Kosovës.

Gjatë ditës së sotme mandatet e tyre i dorëzuan edhe 10 deputetët e Listës Serbe.

Këto veprime kanë ardhur pasi autoritetet e Kosovës kanë suspenduar drejtorin e Policisë në veri të Mitrovicës, Nenad Gjuriq.

Ky i fundit refuzoi të zbatonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat. KSP

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

TAGGED: Asociacioni i Komunave, Bashkimi Evropian, Tensionet në Veri
Kosova News 07/11/2022 07/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?