KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Flet ish-komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, si e sheh situatën në Veri dhe cila është porosia e tij për liderët e Kosovës
Politikë

Flet ish-komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, si e sheh situatën në Veri dhe cila është porosia e tij për liderët e Kosovës

Kosova News
Kosova News 16:29 -07/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, Erhard Buhler ka komentuar situatën e fundit të krijuar në Kosovë, veçmas në Veri. Gjenerali gjerman ka kërkuar veprime të matura nga institucionet.

Buhler për Indeksonline ka thënë se nuk është interes i Kosovës që situata të përshkallëzohet dhe se Kosova ka çështje më të rëndësishme për të zgjidhur, se sa problemin me targat.

“E kam thënë edhe edhe në verën e këtij viti se nuk rekomandoj masa reciproke. Nuk mund të jetë në interes të Republikës së Kosovës apo shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor që situata të përshkallëzohet për probleme që në thelb janë të vogla. Pikë pamja ime nuk ka ndryshuar nga ajo që kam thënë herën e fundit, përkundrazi është përforcuar. Kosova dhe Serbia kanë probleme më të rëndësishmë për qytetarët, se sa targat. Sistemi i shëndetësisë publike, sistemi i arsimit, furnizimi me energji, papunësia, shërbimet komunale, luftimi i korrupsionit, janë më të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, se sa çështja e targave. Në rastin e Kosovës, liberalizimi i vizave më në fund është afër dhe pyetja ime shtrohet se a është çështja e targave kaq e rëndësishme sa ky proces duhet të rrezikohet tani?” ka thënë Buhler për Indeksonline.

Gjenerali i NATO-s ka thënë se Vuçiq po luan rol të madh tek pala serbe dhe se vendosja e ushtrisë në kufi me Kosovën ështëë në kundërshtim me vlerat evropiane. “Roli i politikanëve serbë, sidomos i Vuçiq tek pala serbe është i madh. Vendosja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën në mosmarrëveshjen për targat e automjeteve është po aq në kundërshtim me vlerat evropiane sa edhe retorika e vazhdueshme luftarake e presidentit dhe ministrit të tij të mbrojtjes” ka thënë Buhler.

Ish-komandanti i KFOR-it në Kosovë ka thënë se shumica dërmuese e qytetarëve të grupeve etnike në Kosovë duan që të jetojnë në paqe, prandaj duhet votuar njerëzit që sjellin paqen e sigurinë. “Shumica e qytetarëve të të gjitha grupeve etnike në Kosovë si dhe qytetarëve në Serbi duan që të jetojnë në paqe, prosperitet dhe me siguri. Prandaj është mirë që më në fund po diskutohet një dokument themelor që synon të rregullojë marrëdhëniet mes dy shteteve. Votuesve të qytetarëve të Ballkanit Përëndimor u kërkohet që të zgjedhin figura politike që janë të afta për pajtim, ata që zbardhin problemet dhe jo ata që marrin vendime të prapambetura. Pavarësia e Kosovës dhe mbrojtja e kësaj pavarësie nuk janë më temë diskutimi” ka thënë Erhard Buhler./Indeksonline/

Gjithashtu lexoni:

Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe

Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë adreson te BE-ja deklaratën e ministres serbe

Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë

Kurti pret ambasadorin jo-rezident të Irlandës, uron Presidencën e BE-së

TAGGED: Erhard Buhler
Kosova News 07/11/2022 07/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror
20:08 -16/07/2026
Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe
18:39 -16/07/2026
Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
18:30 -16/07/2026
Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur
17:56 -16/07/2026
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë adreson te BE-ja deklaratën e ministres serbe
17:49 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?