KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Majko: Serbia po tenton shkatërrimin e status quo-së në rajon, shqiptarët nuk kërkojnë më shumë se çfarë kanë aktualisht
Siguri

Majko: Serbia po tenton shkatërrimin e status quo-së në rajon, shqiptarët nuk kërkojnë më shumë se çfarë kanë aktualisht

Kosova News
Kosova News 18:13 -06/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryeministri shqiptar i kohës së luftës në Kosovë, Pandeli Majko ka bërë një analizë për situatën e fundit të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë për veriun e Kosovës.

Majko thotë se aksioni i braktisjes së institucioneve nga serbët në Kosovë është një aksion i organizuar nga Beogradi zyrtar.

“Konflikti shqiptaro – serb ka cilësinë e pandryshueshme në të cilën serbët sillen si viktima dhe shqiptarët, në fund, numërojnë jetët e humbura nga radhët e tyre”, thotë Majko.

Deputeti i PS-së thotë se sjellja e politikës serbe në Ballkan që nga krijimi i shtetit të saj, ka qenë dhe është e mbështetur tek dhuna.

“Kjo që po ndodh aktualisht në Kosovë është rezultat i kthimit të statusit të “të fortit” në kulturën politike. Sjellja e papërgjegjshme e politikanëve serb në Kosovë e cila justifikohet me “krizën e targave” të makinës është ironi për tu marrë seriozisht. Në këtë moment, vlen të verifikohet fakti në se kombi që nisi një Luftë e Parë Botërore në Sarajevë, po tenton ta përsërisë sërish atë”.

Majko thotë se politika serbe po rrezikon rajonin me një konflikt të përsëritur ndërkombëtar, duke mos pranuar realitetin e krijuar pas luftërave në ish-Jugosllavi.

“Ajo që mund të fillojë në Mitrovicë duket, në pamje të parë, si një skandal “të fortish” të cilët duan ti vënë flakën një realiteti të cilin refuzojnë që ta pranojnë. Me “të fortët” sjellja diplomatike nuk funksionon. Ajo thjesht ju jep justifikim se në ndeshjen e dëshiruar prej tyre, ata janë fituesit e saj. Dhe çfarë është më e keqja, ajo që vjen më pas do të jetë kërkesa për më shumë se sa ajo që u ofrohet”.

“Serbia po tenton shkatërrimin e statuskuosë në rajon. Kjo do të ketë, në kushte ekstreme, pasoja me një gjakderdhje pa rregulla e cila do të shpërndahet si sëmundje në rajon.  Shqiptarët nuk kërkojnë më shumë se çfarë kanë aktualisht. Tregimi i tyre si “kokëforte” veç bën një barazim të padobishëm midis qëllimit shqiptar për paqen dhe atij serb për mospranimin e statusit që paqja u ka krijuar në rajonin e Ballkanit”.

“Moska është në pritje të konflikteve të cilat do ta ndihmojnë në situatën që e krijoji vetë me Luftën pushtuese në Ukrainë. Strategjia e saj nuk funksionon vetëm në kontratat shtetërore me Serbinë. Mobilizimi i kriminelëve nga burgjet i cili turpëron historinë e ushtrisë ruse tregon se gangsterët po kthehen në një kulturë veprimi praktik. Është mbivlerësues fakti që Beogradi ka mundësi ta kontrollojë një konflikt shqiptaro-serb. E kundërta është e vërtetë. Ky konflikt do ti ketë vetëm jetët e humbura si statistikë”, ka shkruar tutje Majko.

Ish-kryeministri i Shqipërisë thotë se kjo që po ndodh në Kosovë kërkon mjaft gjakftohtësi dhe sa më pak “deklarime trimash”.

“Jemi në prag të një kaosi pa fitimtarë. Ai mund të fillojë për shkak të rrethanave dhe perceptimit që palët kanë mbi mundësitë e veta. Sikur kjo që po ndodh në Kosovë të ishte një histori “gjelash” midis shqiptarëve dhe serbëve, ajo do të ishte e thjeshtë. Por, ja që nuk është kështu”.

“Strategjia e palës së padukshme në këtë situatë mund të zhysi rajonin në një Luftë, e cila pas një muaji do ta ketë të vështirë kujtesën se për çfarë arsye ajo filloi. Gangsterët, si rregull, duan luftëra të pjesshme me fitime të garantuara. “Mungesa e fitimit” prej saj nesër, është mundësia e diplomacisë sot. Çdo tentativë për trajtim të njëjtë të palëve sipas parimeve teorike të trajtimit të barabartë nxit kulturën e gangsterit në Ballkan”.

Majko thotë se nëse fillon konflikti, Prishtina dhe Beogradi duhet të bëhen gati për ushtarë të huaj që vriten me njëri-tjetrin për qëllime që nuk kanë të bëjnë vetëm me ta.

“Ky skenar është mirë që të mendohet dhe të mendohet mire”, thotë Majko i cili shprehet se ushtarët e huaj nuk do marrin urdhra nga politikanët serb apo shqiptarë.

“Nëse fillon kaosi ata do të jenë “jashtë kohe”. Paqen do e vendosin ushtarakët. Ashtu si në vitin 1999”, deklaroi tutje Majko.

Gjithashtu lexoni:

William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte

Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja

Helmimet nga ushqimi, QKUK-ja jep detaje të reja, shumë pacientë nga Hani i Elezit

Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre

Kosova News 06/11/2022 06/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?