Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot nga Prizreni ka folur për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku disa përfaqësues nga komuniteti serbë janë dorëhequr nga institucionet e Kosovës.
Kreu i qeverisë, tha se do të dështojnë përpjekjet e Serbisë për destabilizim të Kosovës.
“Unë e di që një përpjekje e tillë do të jetë e pasuksesshme, shteti ynë është i fortë duke qenë demokratik, duke qenë i rreshtuar me SHBA, NATO dhe BE. Kurse liberalizimi i vizave është diçka tjetër, dhe besoj se kjo sagë do të përmbyllet dhe nuk ka lidhje që bëhet në Kosovës, ndoshta në Beograd besojnë një gjë të tillë”, tha ai.
Sipas Kurtit, situata në veri mund të ketë lidhje me planin franko-gjerman.
“Ka mundësi që ata nuk dëshirojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe tash kanë zgjedhur këtë rrugën tjetër, por unë besoj që të dëgjueshmit e tyre, janë pakrahasimisht strukturat e ndryshme ilegale, se sa qytetarët e vendit tonë që janë me përkatësi etnike serbe”, tha ai.
Ai ka bërë me dije se ka pranuar kërkesa nga qytetarët serbë të Kosovës dhe që kanë kërkesa për çështje të ndryshme.
“Unë nuk kam marrë letra për vendime për targat nga qytetarët serb të Kosovës”, tha Kurti në Prizren, raporton RTKlive.
Kurti ka folur për periudhën që do të jetë në javët dhe muajt në vijim rreht procesit të targave. Sipas tij nga 843 qortime të dhëna deri më tani nga policia për drejtuesit e makinave me targa pa leje, kishte 0 incidente apo ankesa.
Për mundësinë e rrezikimit të situatës së sigurisë, Kurti tha ajo mund të rrezikohet nga grupet kriminale që veprojnë në Kosovë dhe në veri.
Sipas tij kanë bërë shkatërrime të grupeve kriminale.
Shefi i ekzekutivit tha se është në kontakt edhe me akterë të tjerë të sigurisë, duke pëffshirë KFOR-in.
Ai ka ftuar edhe një herë qytetarët serbë të Kosovës, të mos i lëshojë vendet të punës.
“Presionin e kanë nga Beogradi dhe jo nga ne”, tha ai.


