Trupi gjykues, i udhëhequr nga Valon Kurtaj, ka vendosur ta zbusë masën e paraburgimit me atë të lajmërimit në stacion policor për të gjithë të akuzuarit në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviqit.
Këtë e ka vendosur pas kërkesës së mbrojtjes së të akuzuarve.
Sipas Gjykatës, nëse të akuzuarit e thyejnë masën e paraqitjes në stacion policor, atëherë do të jenë në paraburgim deri në fund të procesit gjyqësor.
Seanca e së premtes për këtë rast ka përfunduar, ndërsa ajo e radhës do të mbahet më datën 29 nëntor.


