Punimet për rregullimin e shkallëve te Posta e Madhe në lagjen “Dardania” në Prishtinë, pritet të përfundojnë në fillim të vitit të ardhëm.
Nga Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se kostoja e këtij projekti sillet rreth 200 mijë euro.
“Projekti do të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm dhe kosto sillet rreth 200.000 euro”, thuhet në përgjigjen e komunës.
Këto shkallë tash e disa vite janë në gjendje të rëndë infrastrukturore, madje edhe të rrezikshme për të ecur në to.
Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Komuna e Prishtinës njoftoi ditë më parë se kanë nisur punimet për rregullimin e tyre.
“Shkallët tek PTK po rinovohen! Me materiale kualitative. Gëzuar!”, shkroi për telegrafin nënkryetari i komunës, Alban Zogaj.
Të shtunën, në faqen “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë” në Facebook, u bë e ditur se punimet janë ndërprerë 3-4 ditë pasi kanë filluar.


