Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se si parti nuk do të qëndrojnë asnjëherë duarkryq kur janë në pytetje interesat nacionale.
Haradinaj në një takim me qytetarët e Fushë Kosovës tha se është i zhgënjyer me qeverisjen teksa kriza ekonomike dhe energjetike në vend vetëm se po thellohet, njofton Klankosova.tv.
“Marrëveshja obligative ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke, ishte fokus i këtij takimi, pasi që vendimet e saj prekin të ardhmen e secilit prej nesh dhe fëmijëve tanë. Sa i përket qeverisjes në vend, shpreha shqetësimin tim se vendi po shkon prapa, krizat ekonomike dhe energjetike, vetëm se po thellohen”.
“Përkundër zhgënjimit që kemi për këtë lloj qeverisje, unë dhe Aleanca, jemi të gatshëm të ndihmojmë Kosovën dhe asnjëherë nuk do të qëndrojmë duarkryq kur janë në pyetje interesat nacionale” ka shkruar Haradinaj në Facebook krahas fotografive me qytetarët.


