KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi: BE-ja me qëndrim jo shumë parimor për targat
Politikë

Bislimi: BE-ja me qëndrim jo shumë parimor për targat

Kosova News
Kosova News 18:10 -01/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi në një intervistë për RTK-në se ishte një qëndrim joparimor nga Bashkimi Evropian, kur në vend që të përqendrohej në zbatimin e vendimit për targa, më tepër janë marrë me datën 1 nëntor.

Sipas Bislimit, kjo datë  nuk ka asgjë të bëjë me marrëveshjen e Brukselit.

 “Mendoj se data 1 nëntor ka fituar peshë të cilën nuk e meriton”, tha zëvendëskryeministri Bislimi, sipas të cilit, kjo ndodhë për dy arsye.

“E para për shkak të brengës që ka ekzistuar në komunitetin ndërkombëtar për potencialin destruktiv që ka Qeveria në Serbi, e cila mezi pret që të krijojë trazira në veri e bashkë me këtë edhe fushatën  e fuqishme dezinformuese, përfshirë edhe kërcënimet ndaj qytetarëve serbë”, tha Bislimi, duke shtuar se veprime të tilla, kanë zvogëluar gatishmërinë e qytetarëve serbë që brenda afatit, të konvertojnë targat e tyre ilegal ne ato legale.

“E nga ana tjetër nga një qëndrim ndoshta jo shumë parimor të BE-së, të cilët që nga fillimi, në vend që të përqendrohen në mbështetje të zbatimit të këtij vendimi, në mënyrë joracionale janë marrë më datën e 1 nëntorit”, tha Bislimi.

Ai thotë se ka pasur debat që në fillim nga ana e përfaqësueseve të BE-së, ku është përcaktuar nevoja për shtyrje të afatit,  e nuk ka pasur ndonjë argumentim të mirëfilltë për këtë.

“Përndryshe, data 1 nëntor,  është si çdo datë tjetër, ku kemi një vendim të qeverisë që nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen e Brukselit dhe dialogun, për arsye se vendimi është marrë atëherë kur procesi i dialogimit në Bruksel ka përfunduar pa sukses, në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare”.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislmi deklaroi se për këtë arsye, tani kur ka vetëm përfundim të  këtij afati, atëherë tani ecin afatet tjera. 

Bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës, plani për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia, e që përmbajnë akronime të qyteteve të Kosovës, do të zbatohet në disa faza.

Plani i Qeverisë së Kosovës i publikuar me 28 tetor, parasheh që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm “të hiqen” të gjitha targat që nuk janë RKS- Republika e Kosovës.

Kështu, për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit.

Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes.

Më pas,  nga 21 janari do të jenë targa provuese për dy muaj të tjerë.

E krejt në fund, nga 21 prilli nuk mund të ketë më automjete që qarkullojnë me targa të tilla.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, por edhe zyrtarë të tjerë të Kosovës, vazhdimisht u kanë bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që t’i konvertojnë targat ilegale me ato të ligjshme./RTK

Gjithashtu lexoni:

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kosova News 01/11/2022 01/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë
08:46 -16/07/2026
Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C
08:43 -16/07/2026
Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?