Gjuha rome do të njihet si gjuhë zyrtare në Komunën e Prizrenit.
Kështu ka bërë të ditur kjo komunë në një komunikatë për media, ku është bërë e ditur se në mbledhjen e Kuvendit Komunal u votua pro që gjuha rome të njihet si gjuhë në përdorim zyrtar në këtë komunë.
“Me këtë rast, kryetari Shaqir Totaj tha se gjuha është jetike për njerëzimin e ky komunitet ka trashëgimi unike dhe ndër prioritetet e Komunës është mbrojtja e të drejtave të komuniteteve si dhe e të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, pa dallim”, thuhet në njoftim.


