KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mungesa e mjekëve rrezikon spitalet rajonale, Pulmologjia në Gjilan pa mjek kujdestar vikendeve
Shëndetësi

Mungesa e mjekëve rrezikon spitalet rajonale, Pulmologjia në Gjilan pa mjek kujdestar vikendeve

Kosova News
Kosova News 22:14 -29/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pacientët në repartin e Pulmologjisë në Spitalin e Gjilanit janë ankuar se gjatë vikendeve nuk ka mjek kujdestar. Shqetësimin e pacientëve e ka konfirmuar edhe menaxhmenti i spitalit, duke thënë se ky repart mbulohet nga internistët. Si pasojë e mungesës së stafit mjekësor, disa reparte rrezikojnë të mbyllen edhe në Spitalin e Gjakovës. Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se me buxhetin për vitin 2023 parashohin të rrisin numrin e mjekëve në të gjitha nivelet

Qetë dhe me pak lëvizje ishte mesditën e së shtunës oborri i spitalit të Gjilanit. Por brenda klinikës së Pulmologjisë, pothuajse te gjithë shtretërit ishin te mbushur me pacientë të hospitalizuar.

Megjithëkëtë, dhomat e mjekëve ishin të mbyllura.

Një familjare e njërës nga pacienteve të shtrira, në mënyrë anonime ka treguar se gjatë vikendit nuk ka mjek kujdestar.

“E kam familjaren këtu të shtrirë në spital qe katër ditë. Gjatë javës kontrollet janë të mira, mirëpo gjatë vikendit jo. Gjatë vikendit janë vetëm motrat, kohë pas kohe i përcjellin pacientët në rast të ndonjë urgjence diçka. Se mjekë jo, nuk ka. Nuk vijnë as në vizitë të mëngjesit, as në mbrëmje, as të shtunën e të dielën nuk punon asnjë mjek. Motrat na thonë që në rast se ka ndonjë rast urgjent apo diçka mundemi për t’i lajmëruar”, ka thënë ajo.

Edhe pacientet e tjera prapa kamerës treguan për situatën e njëjtë.

“Sot jo, as nesër. Të shtunën dhe të dielën nuk ka vizita”, ka thënë pacientja tjetër.

Se nuk ka kujdestari për çdo ditë e ka konfirmuar edhe drejtori i Spitalit, Arsim Emini.

Ka thënë se janë vetëm 4 pulmologë dhe se repartin e Pulmologjisë, në mungesë të mjekëve pulmologë, e mbulojnë edhe internistët.

“Nuk e mbulojmë për çdo ditë Pulmologjinë. 15 ditë e mbulon Pulmologjia. 15 ditë e mbulon me mjek në thirrje. Se aty janë 4 mjekë pulmologë, do me thënë 15 ditë mbulohet me kujdestari, 15 ditë mbulohet me thirrje. Vjen mjeku prej shtëpisë kur rasti është urgjent. Ka një rast urgjent, aty është internisti, aty është gjithmonë internisti, nëse ka nevojë për konsultë për pulmologun, e thirr pulmologun prej shtëpisë. Në vikend ka mundësi ndodh ndonjë ditë që të shtunën nuk ka. Ndodh ndonjëherë, por të dielën ka. Do të thotë pulmolog një ditë ka, një ditë nuk ka. Nuk ka mundësi për t’u mbajtur për çdo ditë”, ka deklaruar Arsim Emini, drejtor i Spitalit në Gjilan.

Edhe Pulmologjia në Spitalin e Gjakovës mbulohet nga mjekët e Internos, pasi, sipas drejtoreshës së Spitalit të Gjakovës, ky repart së bashku me atë të Oftamologjisë rrezikojnë të mbyllen në mungesë të stafit të mjaftueshëm mjekësor.

“Në repartin e Pulmologjisë kanë treguar kolegjialitet kolegët e repartit të Internos, ata e mbulojnë edhe repartin e Pulmologjisë, pasi e vetmja doktoreshë që është aty nuk mundet për të kujdestaruar vazhdimisht dhe ka bashkëpunim mes kolegëve të tjerë”, ka thënë drejtoresha e Spitalit të Gjakovës, Violeta Binishi.

Binishi e Emini tregojnë se në disa reparte ka mangësi të mëdha dhe një ndër problemet është edhe mosha mesatare e shtyrë e mjekëve aktualë.

E në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë se përmes rritjes së buxheti për shëndetësi për vitin 2023, planifikojnë të realizojnë specializimin dhe punësimin e mjekëve të rinj.

“Është buxhetuar punësimi i profesionistëve të rinj. Ky plan do të ecë bashkë me ndryshimin rrënjësor të programit të specializimeve dhe krahas vlerësimit të nevojave për burime njerëzore dhe shpërndarjen e tyre në nivelin dytësor e tretësor. Kemi rritur buxhetin për Grantin Specifik për shëndetësi për kujdesin parësor shëndetësor, duke shtuar edhe 300 pozita të reja për profesionistë shëndetësorë. Në kujdesin dytësor dhe tretësor shëndetësor do të ketë edhe 100 pozita të reja shtesë për profesionistë shëndetësorë, të cilat duhet të shfrytëzohen për sektorët deficitarë dhe për t’i plotësuar ato shërbime mjekësore që janë në mungesë për shkak të burimeve njerëzore”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Gjithashtu lexoni:

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Kosova News 29/10/2022 29/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Agim Ademi takohet me talentin Leon Avdullahu, mesfushori mund t’i bashkohet Kosovës
20:28 -22/06/2025
Rikthehet në funksion Njësia B1 e Termocentralit Kosova B
19:59 -22/06/2025
Rama mbështet përpjekjet e presidentit Tramp për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore
19:00 -22/06/2025
Aksident trafiku në Ferizaj, humb jetën një person
18:46 -22/06/2025
Vance: Nuk jemi në luftë me Iranin, por me programin e tij bërthamor
18:42 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?