Nxënësit e vegjël nga një shkollë fillore e Prishtinë e kanë vizituar të premten Ministrinë e Mbrojtjes (MM) së Kosovës, me ç’rast kanë parë nga afër ambientet ku kryejnë punët e përditshme krerët e lartë të këtij institucioni të sigurisë.
Ministri Armend Mehaj ka dalë vetë t’i pres nxënësit, ndërsa ka thënë se fëmijët janë e ardhmja e sigurt, por edhe frymëzimi i natyrshëm për të shërbyer me vetëmohim maksimal.
“Sot ishte një ditë e veçantë në Ministrinë e Mbrojtjes sepse pata kënaqësinë e madhe të pres vizitorët jo të zakonshëm. Ishin sot mes nesh, nxënësit e nxënëset, yllkat e fatosat e shkollës së mesme të ultë “Don Bosko” në Prishtinë. Me këngët, vjershat dhe njohuritë e tyre të përgjithshme për figurat kombëtare, datat e ngjarjeve kryesore historike, gjeografinë, arte e kulturë, më dhanë impresione të paharrueshme. Falënderim i madh edukatoreve e pedagogeve të shkollë dhe gjithë nxënësve të mrekullueshëm për vizitën e poezinë- dhuratë të veçantë”, ka shkuar ministri Mehej në rrjetin social, ndërsa ka publikuar edhe fotografi me fëmijët.
Ai në këtë rast tha se si ministri dhe ushtarët e Kosovës e kanë mision të angazhohen maksimalisht që fëmijët e vendit tonë dhe gjithë fëmijët kudo në Botë të rriten, zhvillohen e të jetojnë në paqe e siguri të plotë./KosovaNews/





