KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Prodhimi është zhvillim e pavarësi, vitin e ardhshëm edhe më shumë mbështetje nga Qeveria për prodhuesit vendor
Ekonomi

Kurti: Prodhimi është zhvillim e pavarësi, vitin e ardhshëm edhe më shumë mbështetje nga Qeveria për prodhuesit vendor

Kosova News
Kosova News 13:18 -28/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në hapjen solemne të panairit të produkteve vendore Expo-Sharri në Dragash.

Me këtë rast, shefi i ekzekutivit ka premtuar mbështetje edhe më të madhe për prodhuesit vendor.

“Gëzohem shumë kur takoj ndërmarrës dhe shoh kompani vendore të orientuara nga prodhimi. Nuk ka interes më të madh për vendin tonë, sesa rritja e prodhimtarisë së kompanive, zgjerimi i kapaciteteve dhe depërtimi i tyre në tregje ndërkombëtare. Prodhimi është zhvillim e pavarësi, importi është varësi dhe varfërim, eksporti është progres. Në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, përveç qytetarëve kemi mbështetur edhe bizneset. Përmes masës 2.1 kemi subvencionuar 20 për qind të kredisë për bizneset”, tha Kurti.

Sipas tij vitet e kaluara eksportet kanë qenë 83,6 për qind më të larta krahasuar me vitin paraprak 2020,  kurse sivjet janë 29.5 për qind më të larta se sa në vitin 2021.

- Reklamë -

“Ky trend i rritjes ka bërë që raporti ndërmjet eksportit dhe importit të përmirësohet. Pritjet tona janë që ky hendek që kemi të zvogëlohet edhe më tej, përmirësimet janë të mëdha, megjithëse graduale, teksa synimi ynë është që Kosova me ndihmën e prodhuesve tanë të shndërrohet në ekonomi të orientuar kah eksporti”, tha ai.

Kryeministri shtoi se përveç mbështetjes prej shtatëdhjetë milionë euro për bujqit dhe fermerët përmes subvecionimeve të kulturave të shumta bujqësore, këtë vit janë ndarë edhe pesë milionë euro për zhvillimin dhe promovimin e turizmit rural.

“Vitin e ardhshëm falë bashkëpunimit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe organizatave ndërkombëtare parashihen edhe 20 milionë euro përkrahje për rritje ekonomike”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Kosova News 28/10/2022 28/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?