Policia e Kosovës ka publikuar një video përmes së cilës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit që shihet në të, përcjell KosovaNews.
“Personi i kërkuar është mashkull, i gjatë rreth 165 cm, i ndërtimit trupor i dobët, i njëjti kërkohet mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale ,,Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 lidhur me nenin 275 paragrafi 1,pika 1.8 i KPRK-s e”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Kosovës, që kushdo që posedon apo ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar, të lajmëroj Policinë e Kosovës në formën dhe mënyrën që është më e përshtatshme.
Informacionet do të trajtohen si anonime, andaj në vijim keni numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese të PK-së:
-192 dhe 080019999(pa pagës)
-039/432 327 Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë apo edhe
-E-mail adresa : [email protected]


