Policia e Kosovës përmes një njoftimi u kërkon qytetarëve të bashkëpunojnë për të gjetur dy të dyshuar për “Shpërdorim të pasurisë së huaj”, rast që ka ndodhur më 19 prill të këtij viti në qendrën tregtare “ELKOS” në Prizren.
Theksojmë se “viktimës- femër i kanë rënë 1050 euro në tokë, pastaj vijnë një çift, burr e grua dhe kjo e fundit i merr paratë dhe largohen”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sektori i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tyre.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 740- Stacioni Policor Prizren
– E-mail adresa: [email protected]



