KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Opozita thotë se Qeveria po e mashtron opinionin, Kosova larg 2020-s në sundim të ligjit
Politikë

Opozita thotë se Qeveria po e mashtron opinionin, Kosova larg 2020-s në sundim të ligjit

Kosova News
Kosova News 11:31 -27/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Mburrjen e pushtetit për ngritjen e Kosovës në listën botërore në fushën e sundimit të ligjit për vitin 2022, bazuar në Indeksin vjetor të Sundimit të Ligjit “World Justice Project”, opozita po e sheh si mashtrim të opinionit.

Kosova u rendit e dyta në botë në listën për përmirësim në fushën e sundimit të ligjit për vitin 2022. Qeveritarët u shprehën se kjo ngritje është për shkak të “reformave të Qeverisë”. Në listën e përgjithshme ajo është e 57-a.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka cilësuar si propagandë e të pavërtetë qasjen që ia ka dhënë pushteti raportit të mërkurën. Ajo ka publikuar një listë në të cilën ka thënë se Kosova sivjet ka dalë në vendin e 57-të, por më dobët se më 2020 kur ishte e 54-ta.

“Kërkohet punë e jo propagandë e të pavërteta. Aftësia e qeveritarëve për të lexuar raporte është e paparë. Injorojnë krejt raportin, kalojnë 39 faqe dhe shkojnë te faqja 40, gjejnë diçka për t’u lavdëruar por realiteti është ndryshe. World Justice Project e rendit Kosovën në pozitën e 57-të në këtë vit. Ende larg nga viti 2020 ku Kosova renditej e 54-ta, derisa vitin e kaluar kishte pësuar regres dhe renditej e 60-ta”, ka thënë Bajrami në një shkrim në Facebook.

Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se ky indeks mat perceptimin e publikut përmes sondazheve dhe “nuk do të thotë domosdoshmërisht se sundimi i ligjit është përmirësuar”.

“Prandaj, kryeministri dhe ministrja e Drejtësisë nuk duhet ta paraqesin këtë si sukses të madh të tyre, sepse, po të bazohemi në këtë matje të percepcionit, Kosova në vitin 2020 (prej kur është përfshirë në këtë indeks) ishte e ranguar në vendin e 54-të, më mirë se tani në vitin 2022 që është në vendin e 57. Pra, me qeverinë e VV-së Kosova ka pësuar rënie nga vendi i 54 në vendin e 57 në botë. Është e çuditshme se si kjo qeveri regresin e quan progres!” ka shkruar ai në Facebook.

Deputeti tjetër i LDK-së, Besian Mustafa, po ashtu e ka quajtur propagandë mburrjen e Qeverisë.

“Kur nuk dinë të punojnë, kur nuk e kanë asnjë rezultat pune, i lëshohen propagandës, ‘hajt se i han populli foret’”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu:

Kosova renditet e dyta në botë për përmirësim të sundimit të ligjit, Kurti thotë se reformat po funksionojnë

Gjithashtu lexoni:

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

TAGGED: Ldk
Kosova News 27/10/2022 27/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme
18:25 -21/07/2026
Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”
18:11 -21/07/2026
Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi
18:02 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?