Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pas pritjes nga kjo e fundit, do të mbajnë konferencë për media.
Tashmë gjithçka është gati që konferenca të fillojë dhe ajo është përgatitur që të mbahet në oborrin e Kuvendit të Kosovës, ku në fakt është edhe Presidenca.
Ndërkohë, në Kosovë, Ursula von der Leyen, do të pritet në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti.
Vizita e saj në Kosovë bëhet në kuadër të turit të saj ballkanik, ku do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor.


