KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komuna e Prishtinës jep detaje për testin e tretë të unazës njëkahore
Siguri

Komuna e Prishtinës jep detaje për testin e tretë të unazës njëkahore

Kosova News
Kosova News 17:28 -26/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Të premten, të shtunën dhe të dielën do të zhvillohet testi i tretë i unazës njëkahore në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi për media të mërkurën, ka dhënë detajet e testimit të radhës, duke bërë të ditur se rrugët do të bëhen njëkahëshe dhe dy të tjera brenda qendrës do të jenë të qasshme vetëm për transportin publik.

“Ju njoftojmë se, se nga dita e premte më datë 28 tetor deri të dielën më 30 tetor, vazhdon testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet. Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve: Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë, rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE, rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore, rruga ‘Ukshin Hoti’, dhe rruga ‘Robert Dolli’”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, qarkullimi për transportin publik në rrugët e mbyllura do të duhet të bëhet me shpejtësi minimale të lëvizjes.

“Rrugët e poshtë cekura do të jenë të mbyllura për automjete, me përjashtim të transportit publik, i cili do të qarkulloj në këtë pjesë me shpejtësi minimale të lëvizjes. Rruga ‘George Bush’ deri tek semaforët pranë Katedrales dhe rruga ‘Garibardi’ deri tek semaforët pranë rrugës ‘Dritan Hoxha’”, thuhet në njoftim.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë durim gjatë kësaj periudhe.

Të premten dhe gjatë vikendit testi i tretë, rrugët bëhen njëkahëshe në Prishtinë

Gjithashtu lexoni:

Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri

Rriten çmimet e derivateve

Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë

Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Kosova News 26/10/2022 26/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti flet pas takimit me Hamzën
11:27 -10/07/2026
Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri
10:39 -10/07/2026
Rriten çmimet e derivateve
10:23 -10/07/2026
Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë
10:07 -10/07/2026
Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë
09:50 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?